Gallatë 5 - Dhjata e Re 1827Krie e pesëtë 1 Qëndroni adha pa luajturë ndë lefteri që na lefterosi nevet Krishti, e mos mbleksi pa ndë zgjedhë të skllavisë. 2 Ja, unë Pavllua u thom juvet, se ndë qoftë të bëni peritomi, Krishti do të mos u vëjejë juvet fare gjë. 3 Sepse unë e bëj ta diji përsëri, çdo njeri që pritetë, që ai është ndënë barrë të bëjë gjithë nomnë. 4 Juvet që bëneni të drejtë nde nomi, s’jini gjë mbë Krishtinë. Ratë nga dhurëtia. 5 Sepse navet nga Shpirti me anë të besësë presëmë shpëresën’ e së drejtësë. 6 Sepse mbë Krishtinë Iisunë s’vëjen gjë të jetë njeriu i prerë, po besa që punon me anë të dashurimit. 7 Mirë ecjëtë. Cili u mbodhisi juvet që të mos bindishitë ndë të vërtetë? 8 Këta të bindurë nuk’ është nga ai që u thërret. 9 Pak brumë, mbrun gjithë të mbrujturitë. 10 Unë për juvet shpërej mbë Zotnë, që do të mos kini tjatër mënd, ma ai që u trubullon juvet do të ketë dëm, cilido që është. 11 Sa për mua, o vëllazër, ndë dhidhaks edhe sot di peritominë, pse gjithënjë ndiqem? U ngre adha skandalia e Kruqit. 12 Makar të pritishnë copë-copë ata që u nakatosjënë juvet. 13 Sepse juvet, o vëllazër, jini thirrturë nd’elefteri, po vështroni mirë të mos bëni elefterinë aformi të kurmit, po punoni njeri-jatërinë me dashuri. 14 Sepse gjithë nomi ndë një fjalë mbilletë: Të duaç gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde. 15 Ma ndë ndukni, e të hai njeri-jatërinë, vështroni mos u hahi njeri nga jatëri. 16 Unë ndashti u thom: Ecëni sikundrë do Shpirti, e mos bëni ato që dëshëron kurmi. 17 Sepse kurmi dëshëron kondrë Shpirtit, e Shpirti kondrë kurmit, sepse këto punëra janë kondrë njera me jatërënë, që të mos mundni juvet të bëni gjith’ ato që doi. 18 E nd’ecëni pas Shpirtit nukë jini ndënë nom. 19 Të çfaqura dha janë punët’ e kurmit, ato janë mihira, kurvërira, molia, aseljia. 20 Idhollollatria, magjia, armiqëria, qartëratë, filloniqitë, të zilepsuritë, të zëmëruaritë, të përqeshuritë, të përçquaritë, eresitë. 21 Zilia, vreilatë, të dejturatë, harokopitë, e të tilatë te këto, mbi këto u thom, sikundr’ u paçë thënë më përpara, se ata që bëjënë të tilatë, nukë do të trashëgojënë mbretërin’ e Perndisë. 22 E pemma e Shpirtit pa është dashuria e gëzimi, paqeja, zëmër’ e madhe, të butëtë, të mirëtë, besa, t’ëmblëtë, durimi. 23 Kondrë këture punëravet nuk’ është nom. 24 Ndashti ata që janë të Krishtit, kanë mbërthierë kurminë bashkë me xanxëra të ture e me dëshërime. 25 Ndë rrojmë me Shpirt, me Shpirt edhe le të ecëjmë. 26 Le të mos kërkojmë nder të mbrazëtë, tuke paraqinisurë njeri-jatërinë, e tuke zilepsurë njeri-jatërinë. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania