Efesio 6 - Dhjata e Re 1827Krie e gjashtëtë 1 Djelm, të jini bindurë ndë përin tuaj si mbë Zotnë, sepse këjo ësht’ e udhësë. 2 Ndero babanë tënd, edhe mëmmënë tënde (që është porsi e parë, që ka të taksurë). 3 Që të bëneç i lumurë e të rroç shumë kohë mbi dhe. 4 E juvet baballarë, mos i cërisni ndë urgji djelmtë tuaj, po rritni ata ndë dhidhaskali, e ndë nasihat të Zotit. 5 Shërbëtorë, jini të gjegjurë ndë zotërinj të mishtë, me frikë e me të shpejtë, me zëmërë të hapëtë tuaj, si mbë Krishtinë. 6 Tuke punuarë jo me si, si për të pëlqierë mbë njerëz, po si shërbëtorë të Krishtit, tuke bërë thelimën’ e Perndisë me zëmërë. 7 Tuke punuarë me dashuri sikur punoni Zotnë, e jo sikur punoni njerëzet. 8 E diji, se atë që bën gjithëkush, atë të mirë do të marrë nga Zoti, kaqë shërbëtuar, kaqë eleftero (e zot). 9 Edhe ju zotërinj, të tilatë bëni mb’ata, pakëconi t’ashprëtë tuaj, e diji se Zoti juaj e i ature ësht’ ndër Qiell, e ai nuk’ është cgjedhës faqevet. 10 Sa për jetërinë, o vëllazër, bëni të fortë mbë Zotnë, e ndë fuqi të fortë të tij. 11 Vishuni armët’ e Perndisë, që të mundni juvet të qëndroni kondrë ndë zanate të së paudhit. 12 Sepse nukë kemi të lëftojmë nevet me mish a me gjak, po me arhira, me urdhëratës, me ata që kanë mbë dorë këtë jetë t’errurë, me Shpirtëre të liga, t’erësë. 13 Andaj mirri gjithë armët’ e Perndisë, që të mundni të rriji kondrë ndë ditë të keqe, e si të jini gati mbë të gjitha, të qëndroni. 14 Qëndroni adha tuke ngjeshurë mishnë tuaj me të vërtetë, e veshurë me kallkan të së drejtësë. 15 E mbathni këmbëtë të jini gati për Ungjill të paqit. 16 Mbi të gjitha merri skutarë e besësë, me atë mundni të shuani gjithë shugjetat e dhezura të së ligut. 17 E merri periqefaleën e shpëtimit, edhe thikën’ e Shpirtit, që është fjal’ e Perndisë. 18 Me çdofarë të luturë e të falë, fali gjithënjë me Shpirt, e mbë këtë të tillënë të rriji cgjuarë, me çdofarë durim e të luturë për gjithë Shënjtorë. 19 Edhe për mua, që të më ipetë fjalë, që të më hapetë goja ime, që të bëj të çfaqetë mistiri i Ungjillit. 20 Për atë jam basaduar me zinçir, që të çfaqem mbë të unë, e të flas sikundrë duhetë. 21 Edhe që të diji edhe juvet punët’ e mia, ç’bëj, do t’ua dëftojë juvet të gjitha Tihikoi, vëllai im i dashuri e shërbëtori i besësë mbë Zonë. 22 Atë e kam dërguarë mbë juvet për këtë punë, që të njihni punët’ e mia, e t’u parigorisjë zëmëratë tuaj. 23 Paq mbë vëllazër, e dashuri me besë nga Perndia babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi. 24 Dhurëti mbë gjith’ ata që pa prishurë duanë Zotnë tënë Iisu Hristonë. Kështu qoftë! * Karta mbë Efesiot u shkrua nga Romi, me anë të Tihikoit. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania