Çifut 8 - Dhjata e Re 1827Krie e tetëtë 1 E për të thënë me pak fjalë këto që tham, nevet kemi të tillë Arhieref, që ndënji mb’anë të djathëtë të fronit të madhëcisë ndë Qiell. 2 Liturgo të punëravet Shënjte e të tendësë vërtetë, që është ngrehurë nga Zoti, jo nga njeri. 3 Sepse cilido Arhieref vihetë për të prurë dhurëtira e kurbane, andaj duhetë që të ketë edhe kij gjëkafshë për të prurë. 4 Sepse ndë qe ai sipër mbi dhe, do të mos qe as Prift, sepse do të mbetishnë ata Priftër që bienë dhurëti sikundrë e ka nomi. 5 Ata shpërejënë sikundr’ është ksombli e hieja e punëravet së Qiellet, sikundrë qe thënë (nga Perndia) Moisiut, kur duaj të bën tendënë, se vështro, i thotë, të bëç gjithë sikundrë është ksombli, që t’është dëftuarë tij ndë mal. 6 Ma ndashti (Krishti) ndodhi më të mirë shërbesë, saqë është mesit i m’i madhit dhiathiq, që ai me më të mira të taksura u vu ndë vënd. 7 Sepse ndë qe ajo e para e nderçurë, nukë kërkonej vënd për të ditënë. 8 Sepse tek paraponepsetë (Perndia) për ata, thotë: Ja, vijënë dit, thotë Zoti, e do të bëj unë be mbë shtëpi të Israilit, e mbë shtëpi të Iudhësë një dhiathiq të ri. 9 Jo si dhiathiqnë që paçë bërë me baballarë të ture, mb’atë ditë kur i mbajë ata prej doret, për të nxjerë ata nga vëndi i Egjiptosë, e ata nukë qëndruanë ndë dhiathiq tim, edhe unë i kam shtirë poshtë ata, thotë Zoti. 10 Sepse këjo është dhiathiqi që do të bëj mbë shtëpi të Israilit pas ature ditet, thotë Zoti, do të vë nomet’ e mi ndë mënd të ture, e do t’i shkruaj ato mbi zëmërë të ture; e do të jem Perndi e ture e ata do të jenë llaoi im. 11 E nukë bën hri që të dhidhaksjënë cilido prej asuresh gjiton’ e tij, e cilido vëllan’ e tij, tuke thënë: Njih Zotnë, sepse nga më i vogëli i ture, ngjera mbë të madhn’ e ture do të më njohënë. 12 Sepse do të bënem i butë mb’adhiqiera të ture, a do të mos kujtonem më fajet’ e ture e paronomit’ e ture. 13 Ndashti me të thënë: të re, e vjetëroi të parënë, e ajo që vjetëronetë e mplaketë, ësht’ afër prishëjësë. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania