Bëratë 9 - Dhjata e Re 1827Krie e nëntëtë 1 E Savllua edhe tuke çfriturë kanosira e vreila kundrë mathitivet së Zotit, ju qas të parit së priftëret. 2 E kërkoi prej si kartëra për Dhamasko ndëpër Sinagogjira, që ndë gjetë ndoca të jenë nga udha, burra e gra, t’i bjerë lidhurë ndë Ierusalim. 3 E tek vij, gjau që kur u afërua ai ndë Dhamasko, e aksafna e llampsi atë një dritë Qiellet. 4 E si ra mbë dhe, digjoi një zë q’ i thosh atij: Saull, Saull, pse më ndjek mua? 5 E ai u përgjegj: Cili je ti, Zot? E Zoti i tha atij: Unë jam Iisui, ai që ndjek ti. Pun’ e ligë është për ti të shkelmoç drizatë. 6 E ai tuke dredhurë e tuke çuditurë, tha: O Zot, ç’do ti që të bëj unë? Edhe Zoti i thot’ atij: Ngreu mbë këmbë e hirë ndë qutet, e do të të thuhetë ti ç’duhetë të bëç. 7 E njerëzitë që i vijnë pas atij, mbenë të vuvosurë, se zënë e digjuanë, po ndonjë nukë shihnë. 8 E Savllua u ngre nga dheu e nukë shih ndonjë, ndonëse i kish sitë hapëtë; po tuk’ e hequrë atë për doret, e prunë ndë Dhamasko. 9 E ndënji tri dit që nukë shih; as hangri, as piu. 10 E ishte ndë Dhamasko një mathiti që quhej Anania, e i thot’ atij Zoti ndë ëndërë: Anania. Edhe ai tha: Ja tek jam, Zot. 11 Edhe Zoti i thot’ atij: Ngreu, e hajde mb’udhë që quhetë e Drejtë, e kërko ndë shtëpi të Iudhësë një Tarsiot që quhetë Savllo; se ja tek faletë. 12 E pa ndë ëndërë një njeri që quhej Anania të vij e të vin sipër mbë të duartë, për të pohtisurë pagjene dritënë. 13 E Anania u përgjegj: O Zot, digjova nga shumë botë për këtë njeri, sa të këqia ka bërë Shënjtorëvet së tu ndë Ierusalim. 14 Edhe këtu ka urdhër nga të parët’ e priftëret, të lidhjë gjith’ ata që zënë ngoje ëmërinë tënd. 15 Ma Zoti i tha atij: Hajde, sepse kij është tek u enë e zgjedhurë, për të mbajturë ëmërinë tim përpara të pabesëvet, e mbretëret, e të bijet s’Israilit. 16 Sepse u do t’i dëftoj atij, sa do të pësojë ai për ëmër tim. 17 E vate Anania, e hiri ndë shtëpi; e si vuri duartë mbi të, i tha: Saull vëlla, Zoti më dërgoi mua (Iisui që t’u dëftua tij mb’udhë tek vije) që të shohç, edhe të mbusheç prej Shënjtit Shpirt. 18 E menjëherë i ranë nga sit’ e tij posi hala, e pa atë çast; e si u ngre, u pagëzua. 19 E si hangri, u forcua. E ndënji Savllua ca dit bashkë me mathiti që qenë ndë Dhamasko. 20 E pa mënuarë dhidhaks ndë Sinagoje Krishtinë, që kij është i biri i Perndisë. 21 E çuditishnë gjith’ ata që digjoijnë, e thoshnë: Nuk’ është kij që i përhap ndë Ierusalim gjith’ ata që zijnë ngoje këtë ëmër? Edhe këtu për këtë punë erdhi që t’i bij lidhurë ndë të parët’ e priftëret? 22 Ma Savllua sa vij forconej, e i bën të pagojë çifutë që rrijnë ndë Dhamasko, tuke dëftuarë që ai është Krishti. 23 E si shkuanë shumë dit bënë mushavere çifutë ta vrisnë atë. 24 E Savllua e njohu nijet’ e ture. E ata ruaijnë diertë nat’ e ditë, që ta vritnë atë. 25 Ma mathititë e muarrë atë natënë, e e zbritnë nga muri tuk’ e lëshuarë me ç(p)ortë. 26 E vate Savllua ndë Ierusalim, e kërkon të përzihej me mathitej, po gjithë trëmbishnë nga ai, sepse nuk’ e besoijnë që qe mathiti. 27 Ma Varnava, si e mori me vetëhe, e pru nd’apostoj e u rrëfeu ature qish pat parë Zotnë mb’udhë, e qish i pat folë atij, e qish dhidhaksi faqeza ndë Dhamasko mbë ëmërë të Iisuit. 28 E vij e rrijte bashkë me ta nd’Ierusalim e dhidhaks faqeza ndë ëmër të Zotit Iisuit. 29 E kuvëndonte e filloniqis me Çifutë që flisnë Elinika, e ata kërkoijnë ta vrisn’ atë. 30 Po si e digjuanë vëllazëritë, e shpunë atë ndë Qesari, e e dërguanë atë ndë Tarso. 31 Qishëtë dha ndëpër gjithë Iudheë, e Galileë, e Samari, kishnë paq, e stisëijnë, e ecëijnë ndë frikë të Zotit, e shtonejnë me parigorí të Shënjtit Shpirt. 32 E gjau tek shkon Petrua ndëpër gjith’ ato vënde, e të zbrit ngjera mbë Shënjtorë që rrijnë ndë Lidhë. 33 E atje gjeti një njeri që quhej Enea, që ish i mbajturë e dergjej ndë shtrat tetë vjet. 34 E i tha atij Petrua: O Enea, të shëron ti Iisu Hristoi. Ngreu, e shtro sht(r)atnë tënd. E atë çast u ngre. 35 E e panë atë gjith’ ata që rrijnë ndë Lidhë e ndë Saronë, e u kthienë mbë Zonë. 36 E ndë Iop qe një mathitrië që quhej Tavitha, që domethënë Zorkadhe. Ajo ish plot nga punëra të mira e nga eleimosine që bën. 37 E gjau të sëmurej mb’ato dit e të vdis ajo; e si e lajtinë atë, e vunë ndë çardhak. 38 E si është Lidha afër Iopit e digjuanë mathitejtë që Petrua ësht’ atje, dërguanë nde ai di njerëz, e i lutishnë të mos përtojë të vijë ngjera mbë ta. 39 Edhe Petrua u ngre, e vate me ta bashkë. E si vate, e hipnë ndë çardhak. E duallë përpara gjithë grat’ e va, tuke qarë e tuke dëftuarë këmishëra e rroba që kish bërë ngjera sa ish me ato bashkë Zorkadhea. 40 E si i kreu Petrua gjithë jashtë, e unji gjunjëtë mbë dhe e u fal; u kthie prej kurmit, e tha: O Tavitha, ngreu. E ajo hapi sit’ e saj, e si pa Petronë u ngre të rrij. 41 E si i dha asaj dorënë, e ngrijti atë; e thirri Shënjtorëtë edhe të vatë, e ua nxori atë përpara të gjallë. 42 E u digjua këjo ndë gjithë Iop, e shumë besuanë mbë Zotnë. 43 E gjau të rrij ai shumë dit ndë Iop, ndë shtëpi të njëjt Simon Tabakut. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania