Bëratë 5 - Dhjata e Re 1827Krie e pesëtë 1 E një njeri që quhej Anania me gruan’ e tij Sapfirënë shiti një arë. 2 E ndau ca asprë nga të çmuaritë me të dijturë edhe të gruasë tij; e pru një copë gjë, e e vuri ndë këmbë t’apostojet. 3 E i tha Petrua: Anania, pse të mbushi zëmërënë tënde satanai të gënjeç Shënjtinë Shpirt e të mbaç nga të çmuarit’ e arësë? 4 Nuk’ ësht’ e vërtetë, që e pashiturë otea qe, edhe e shiturë nd’urdhër tënd qe? Përse vure ndë zëmërë tënde këtë punë? Nukë gënjeve njerëz, po Perndinë. 5 E tek digjon Anania këto fjalë, ra mbë dhe e i duall shpirti. E hiri frik’ e madhe mbë gjith’ ata që digjuanë këto. 6 E si u ngrenë të ritë e muarë e e krienë jashtë atë, e e kallë ndë varr. 7 E kishnë shkuarë ngjera tre sahat kur edhe gruaja e tij arriu atje, pa dijturë atë që u bë. 8 E i thot’ asaj Petrua: Thuajmë mua ndë e shitë ju për kaqë gjë arënë? Edhe ajo i tha: Vërtet, për kaqë. 9 Edhe Petrua i thot’ asaj: Për çfarë punë bëtë kuvënd juvet, të piraksni Shpirtin’ e Zotit? Ja tek janë mbë portë këmbët’ e ature që kallë ndë varr burrënë tënd, e do të të nxjerënë edhe tij jashtë. 10 E atë çast ra përpara këmbëvet së tij e i dolli Shpirti. E si hinë brënda të ritë, e gjen’ atë vdekurë, e si e krienë jashtë, e kallë mbanë burrit së saj. 11 E u bë frik’ e madhe mbë gjithë Qishë, e mbë gjith’ ata që digjuanë këto. 12 E bënishnë shumë nishane e çudira me duar t’apostojet ndë llao (e ishnë gjithë bashkë me një zëmërë ndë kamare të Sollomoit. 13 E ndonjë nga të tjerëtë nukë guxon t’u afëronej ature; po i nderon ata llaoi shumë. 14 E sa vij po shtonej turm’ e burravet e e gravet që besuanë mbë Zotnë). 15 Ngjera mbë kaqë që të nxirë jashtë ndë rrugëra të sëmurëtë e t’i vijnë mbë stromëra e mbë shtrate, që të zij ndonjë nga ata heja e Petrosë kur shkon. 16 E mbëjidhishnë edhe turma e qutetevet që ishnë rrotullë Ierusalimit, e bijnë të sëmurë e të guciturë nga shpirtërat’ e pëgëra. E ata shëronishnë gjithë. 17 E si u ngre i pari i priftëret edhe gjith’ata që qenë me të bashkë (që është eresi i Sadhuqejet) u mbushnë nga zilia. 18 E shtinë duart’ e ture mb’Apostoj, e i vun’ ata ndë hapsanë, atë të llaoit. 19 Po Ëngjëll’ i Zotit natënë hapi diert’ e hapsanësë e i nxori ata jashtë, e u tha. 20 Hajdeni, e si të qëndroni ndë Iero, flitni ndë llao gjithë fjalët’ e dhidhaskalisë jetësë. 21 E poqë e digjuanë, hinë që mëngjes ndë Iero e dhidhaksnë. E si erdhi i pari i priftëret, edhe ata që qenë me të bashkë, thirrë sinodh edhe gjithë pleqësinë të bijet së Israilit, e dërguanë ndë hapsanë t’i bijnë ata përpara suresh. 22 E kopijtë si vanë, nuk’ i gjenë ata ndë hapsanë; e u kthienë, e u rrëfienë. 23 Tuke thënë, se: Hapsanënë e gjem mbillturë me shumë siguri, edhe bekçitë që rrijnë jashtë përpara dieret; po si e hapm, nukë gjem ndonjë brënda. 24 E si digju(a)në këto fjalë edhe prifti, edhe stratigoi i Ieroit, edhe të parët’ e priftëret, silloisishnë për ata, qish do të bënetë këjo punë? 25 E mbi këto arriu një e u rrëfen ature, e u thotë, që: Ja njerëzitë që vutë ndë hapsanë, janë ndë Iero që rrinë, e dhidhaksjënë llaonë. 26 Ahiere vate stratigoi bashkë me trima e i prun’ ata, po jo me shtrëngim (sepse trëmbishnë llaonë mos i mbuloijnë me gurë). 27 E si i prun’ ata, i nxuarë përpara ndë sinodh, e i pieti ata i pari i priftëret. 28 E u tha: Nuk’ u porositm na juvet që të mos dhidhaksni ndë këtë ëmër, e juvet ja që mbushtë Ierusalimnë nga dhidhahia juaj, e doi të na shtiri sipër gjakn’ e këtij njeriut? 29 E u përgjegj Petrua edhe apostojtë, e thanë: Duhetë të digjojëmë më tepër Perndinë, se njerëzitë. 30 Perndia e baballarëvet sanë e ngjalli Iisunë, që e vratë juvet me të mbërthierë ndë kruq. 31 Këtë Perndia e madhoi e e bëri të parë e sotir me dorën’ e tij të djathëtë, për të dhënë metani ndë Israil, edhe të ndëjierë të fajevet. 32 E nevet jemi martirë të këture fjalëvet, edhe Shpirti Shënjt, që dha Perndia mbë gjith’ ata që digjojënë atij. 33 E ata si digjuanë këto, gërcëllijnë dhëmbëtë, e bëijnë mushavere t’i vrisnë ata. 34 Po u ngre mbë këmbë ndë sinodh një Fariseo, që quhej Gamaliil, dhaskal i nomit, i nderuarë nga gjithë llaoi, e porsiti të nxjerënë një çikë jashtë Apostojtë. 35 E u thot’ ature: Njerëz Israilit, vështroni mirë ç’kini për të bërë ndë këta njerëz. 36 Sepse përpara këture ditet u ngre Thevdhai, e thosh vetëhenë se çoç është, me atë u bashkua një nemur ngjera katërqind njerëz. U vra ai, edhe gjith’ ata që i besuanë atij u përhapnë, e s’mbeti ndonjë. 37 E pas këtij u ngre Iudha nga Galilea ndë dit kur shkruaijnë ëmëretë, e hoqi pas vetiut shumë llao. Edhe ai humbi, edhe ata që ju bënë shokë u përhapnë. 38 Edhe ndashti u thom juvet: Largouni nga këta njerëz, e liri ata; sepse nd’është nga njerëz kij kshill a këjo punë, do të prishetë. 39 Ma nd’është nga Perndia, nukë mundni ta prishni atë, mos ndodhetë e që bëni luftë me Perndinë. 40 E e pëlqienë kuvëndn’ e tij. E si thirrë apostojtë, i rrahnë e i porsitnë që të mos flasënë më mbë ëmër të Iisuit, e i lëshuan’ ata. 41 E këta ikëjnë nga faqea e sinodhit tuke gëzuarë, sepse u bënë të zotë që të ksenderonenë për ëmër të Iisuit. 42 E nukë pëshoijnë të dhidhaksnë e të vangjelisnë ngadita ndë Iero edhe mbë shtëpira Iisu Hristonë. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania