Bëratë 18 - Dhjata e Re 1827Krie e tetëmbëdhjetëtë 1 E pastaje si iku Pavllua nga Athina, vate ndë Jordhezë. 2 E si gjeti një çifut që quhej Aqillë, i lerë ndë Pondo, që atëherë pat ardhurë nga Italia, edhe Prisqillënë gruan’ e tij (sepse Kllavdhioi pat dhënë urdhër të ndiqejnë gjithë çifutë nga Romi), u bashkua me ta. 3 E sepse patnë një zanat me të, ndënji ndë shtëpi të ture, e punon, sepse zanati i ture ish të bëijnë çadëre. 4 E dhidhaks ndë Sinaguaj çdo të Shëtunë, e i mund çifutë edhe Elinëtë. 5 Ma kur erdhë nga Maqedhonia, Silla edhe Timotheoi, i zihej Pavllosë frima, tuke dëftuarë me martiri çifutet që Iisui është Hristoi. 6 E kur rrijnë ata kondrë, e vllasfimisnë, shkundi ai rrobat’ e tij, e u tha ature: Gjaku juaj mbi kokë tuaj. Unë jam i pafaj. Që sot di e tutje do të vete ndë filira të tjera. 7 E si u ngre ateje, vate ndë shtëpi të njëit që quhej Iusto e që kish frikën’ e Perndisë. Shtëpi e këtij qe krah mbë krah me sinaguaj. 8 E Krispua, i pari i sinagojit besoi mbë Zotnë me gjithë fëmijë të tij. Edhe shumë prej Jordhezësë me të digjuarë, besoijnë e pagëzonishnë. 9 E natënë nd’ëndërrë i tha Pavllosë Zoti: Mos u trëmb, po folë e mos pusho. 10 Se unë jam bashkë me ti, e ndonjë do të mos vërë dorë mbë ti, të të bëjë ti të keq, sepse është shumë llao im ndë këtë qutet. 11 E qëndroi një motëmot e gjashtë muaj, tuke dhidhaksurë mb’ata fjalën e Perndisë. 12 Ma kur u bë Galioni Kushullë nd’Ahai, u ngrenë gjithë Çifutë mbë këmbë me një zëmërë kondrë Pavllosë, e e shpunë atë ndë gjuq. 13 E thoshnë: Kij bën njerëzitë të falenë Perndisë sikundrë s’është shkruarë ndë nom. 14 E tek duan Pavllua të hap gojënë e të flit, u tha Galioni çifutet: Të qe ndonjë zarar a ndonjë faj i madh, o çifut, dojë t’u durojë juvet sikundrë ësht’ e udhësë. 15 Ma ndë janë qartëra për fjalë e ëmëre rrotullë nomit suaj, shihnie juvet, se unë nukë dua të bënem gjukatas i këture punëravet. 16 E i zboi ata nga gjuqi. 17 Ma Elinëtë si zunë Sostenë, të parin’ e sinagojit, e rrihnë përpara gjuqit. E Galioni s’vij ndonjë silloi për këto. 18 E Pavllua si priti edhe njallaj dit, u la shëndet vëllazëret, e bëri plëhurë për Sirië. Edhe bashkë me të edhe Prisqilla edhe Aqilla, si rruajti kokënë ndë Qehre, se pat lënë leshtë me të taksurë. 19 E Pavllua u katandis nd’Efeso, e ata i la atje. E ai hiri ndë sinaguaj, e filloniqis me çifut. 20 E ata i lutishnë të mbetej mbanë ture më shumë kohë, po ai nukë sterksi. 21 Po i la me shëndet, e u tha: Duhetë patjatër të krëmptenë që vjen, ta bëj nd’Ierusalim. E pagjene, ndë dashtë Perndia, do të kthenem ndër ju. E bëri plëhurë nga Efesa. 22 E si u zbarkua ndë Qesari, u nis e vate të hjeretis qishënë, e pastaje zbriti nd’Antiohi. 23 E si bëri ca kohë atje, dolli, e vij me radhë ndëpër vënd të Gallatisë edhe të Frigjisë, e stereos gjithë mathitejtë. 24 E një çifut që quhej Apollo, i lerë nd’Aleksandhri, njeri i fjalësë e i dijturë ndë kartëra, katandisi nd’Efeso. 25 Kij ish dhidhaksurë udhën’ e Zotit, e me shpirt të ngrohëtë flit e dhidhaks me shumë të shtrejtë punët’ e Zotit, ndonëse dij vetëmë pagëzimn’ e Ioannit. 26 Kij adha nisi të kuvëndon faqeza ndë sinaguaj. E si e digjuanë atë Aqilla edhe Prisqilla, e muarrë atë me vetëhe, e ja ksijisnë atij më hollë udhën’ e Perndisë. 27 E kur duan ai të shkon nd’Ahai, e nxituanë edhe vëllazëritë, e u shkruanë kartëra mathitivet, që ta prisn’ atë. E ai si vate u bëri shumë të mbrodhurë ature që patnë besuarë me anë të dhurëtisë. 28 Sepse shumë fort i qërton çifutë faqeza, tuke dëftuarë nga kartëratë se Iisui është Hristoi. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania