Bëratë 13 - Dhjata e Re 1827Krie e trembëdhjetëtë 1 E ndë Qishë që ish nd’Antiohi qenë ca profitër edhe dhaskalër, Varnava, e Simeoni që thuhej Nigjer, e Lluqoi nga Qirini, e Manaiu, shoku i Irodhit Tetrarhut, edhe Savllua. 2 E tek shërbeijnë këta Zotnë, e agjëroijnë, thotë Shpirti Shënjt: Shquamëni mua Varnavënë edhe Savllonë ndë punë që i kam thirrë un’ ata. 3 Ahiere si agjëruanë e u falë e vunë duartë mbi ta, i lëshuanë. 4 E këta si dërgonejnë nga Shënjti Shpirt, zbritnë ndë Selefqi, e ateje bënë plëhurë për Qipro. 5 E si vanë ndë Salaminë, dhidhaksnë fjalën’ e Perndisë ndëpër sinagojera të çifutet. E kishnë edhe Ioannë shërbëtuar. 6 E si shkuanë nisinë ngjera ndë Pafo, gjenë atje një magjishtjar pseftoprofet çifut, që quhej Variisu. 7 Kij ish bashkë me Anthipatonë Sergjo Pavllonë, njeri të mënçurë. Kij si thirri Varnavënë edhe Savllonë, kërkoi të digjon fjalën’ e Perndisë. 8 Ma Elima magjishtjari (se kështu ksijisetë ëmër’ i tij) u rrij ature kondrë, e kërkon të mërgon Anthipatnë nga besa. 9 Ma Savllua (që quhetë edhe Pavllo) si u mbush prej Shpirt Shënjt e vështroi mirë mbë të, 10 I tha: O ti që je plot nga çdo gënjeshtrë e nga çdo të rreme, i biri i djallit, armiku i çdo së drejtësë, ti nukë mërcen tuke prishurë udhët’ e Zotit të drejtatë. 11 E ndashti adha ja, dor’ e Zotit mbi tij, e do të mbeteç i verbërë të mos shohç Diellinë ngjera mbë një kohë. E atë çast ra mbi të mjergullë e skotadh, e vin rrotullë e kërkon ta hiqnë prej doret. 12 Ahiere si pa Anthipatoi atë që gjau, besoi, e çuditej mbë dhidhahi të Zotit. 13 E Pavllua me ata që kish me vetëhe, si u ngrenë nga Pafua, erdhë ndë Pergë të Pamfilisë. E Ioanni, si u nda prej suresh, u kthe ndë Ierusalim. 14 E ata si shkuanë nga Perga, vanë nd’Andiohi të Pisidhisë, e si hinë ndë Sinagoj ditën’ e shëtunësë, qëndruanë atje. 15 E pas të dhiavasurit së Nomit edhe të profitëvet, dërguanë të parët’ e sinagojit mbë ta, e u thanë: O njerëz vëllazër, ndë kini juvet fjalë për të porsiturë ndë llao, thoi. 16 E si u ngre Pavllua e bëri nishan me dorë për të pushuarë, tha: O njerëz Israilit, e ju që kini frikën’ e Perndisë, digjoni. 17 Perndia e këtij llaoit së Israilit zgjodhi përinjtë tanë, e ngrijti llaonë kur qe i huaj ndë dhe t’Egjiptosë, e me dorë të lartë i nxori ata nga ajo. 18 E ndë dizet vjet kohë duroi marrëzit’ e ture nd’erimi. 19 E si prishi shtatë milete ndë dhe të Hanaanit, dhen’ e ature e ndau mbë ta me short. 20 E pastaje ngjera mbë katërqind e pesëdhjetë vjet u dha gjukatas ngjera te profiti Samuil. 21 E që ahiere e pastaj kërkuanë mbret, e u dha ature Perndia Saullë të bir’ e Qisit, njeri nga filia e Veniaminit, vitëre dizet. 22 E si e nxori atë, u ngrijti ature për mbret Dhavidhnë që për atë martirisi, e tha: Gjeçë Dhavidhnë të bir’ e Ieseut, njeri mbë zëmërë time. Ai do të bëjë gjith’ ato që dua unë. 23 E nga far’ e këtij nxori Perndia, sikundrë kish taksurë, ndë Israil Sotirë Iisunë. 24 Edhe Ioanni dhidhaksi përpara se të vin ai, pagëzim të metanisë mbë gjithë llao t’israilit. 25 E si e sosi Ioanni udhën’ e tij, thosh: Cili thoi ju se jam unë? Nukë jam unë ai, po ja që vjen pas meje ai, që un’ atij s’jam i zoti t’i zgjidh këpucët’ e këmbëvet. 26 O njerëz vëllazër, të bijt’ e filisë Avraamit, edhe cilido prej jush trëmbetë Perndisë, mbë ju është dërguarë fjala e kësaj sotirisë. 27 Sepse ata që rrinë nd’Ierusalim, edhe të parët’ e ture, sepse nuk’ e njohnë atë, as fjalët’ e profitet që dhiavasjënë të shëtunë për të shëtunë, me të dëmëtuarë të këtij i paguanë. 28 E sepse nukë gjenë ndonjë faj për vdekëjë, kërkuanë nga Pillatua të vritej ai. 29 E si bënë gjith’ ato që ishnë shkruarë për të, e zbritnë atë nga druri e e vunë ndë varr. 30 Ma Perndia e ngjalli atë nga të vdekuritë. 31 Ai u duk për shumë ditet mb’ata që hipnë bashkë me të nga Galilea nd’Ierusalim. Këta janë martirë t’atijtë ndë llao. 32 E navet u dëftojmë juvet të taksuritë që qe bërë ndë baballarë, se Perndia e sosi atë ndë nevet që jemi djelmt’ e ature, sepse ngjalli Iisunë. 33 Sikundrë është shkruarë edhe ndë psallmo të ditë: Biri im je ti, unë sot të polla tij. 34 E qishë ngjalli atë nga të vdekuritë e do të mos kthenetë më ndë të kalburë, kështu tha: Do të bëj të jenë të qëndruara për ju ato q’i taksa Dhavidhit. 35 Andaj edhe ndë tjatër vënd thotë: Do të mos lëç të shohë kalbësirë Shënjti it. 36 Sepse Dhavidhi, si pat punuarë ndë jetë të tij thelimën’ e Perndisë, fleti, e u vu ndë përind të tij, e pa të kalburë. 37 Ma atë që e ngjalli Perndia, kij nukë pa të kalburë. 38 Dijie gjithë juvet, o njerëz vëllazër, që me anë të këtij, dëftonetë ndë ju të ndëjierit’ e fajevet. 39 E nga gjith’ ato që nukë mundë të bëneshitë të drejtë ndë nom të Moisiut, mbë këtë bënetë, cilido që beson, i drejtë. 40 Vështroni dha se mos vijë mbë juvet ajo që është shkruarë ndë profitër. 41 Vështroni juvet që shani, e çuditi, e mos u dukni, se unë bëj një punë ndë dit tuaj, punë që do të mos e besoni juvet, nd’ ua rrëfeftë njeri juvet. 42 E kur dilë nga sinagoji i çifutet, u luteshinë miletetë që t’u thoshnë ature këto fjalë të shëtunë që vjen. 43 E si u lëshua mbëjedhëja, shumë nga Çifutë e nga Prosilitë që qenë të besësë, vanë pas Pavllosë edhe Varnavësë. E këta me fjalë të ture u mbushnë kokënë ature që të qëndroijnë pa luajturë ndë dhurëti të Perndisë. 44 E të shëtunën’ e pastajme, u mbëjodh afër gjithë quteti të digjoijnë fjalën’ e Perndisë. 45 E Çifutë, si panë turmëtë, u mbushnë zili, e thoshnë kondr’ ature që thosh Pavllua tuke vllasfimisurë. 46 Atëherë Pavllua edhe Varnava duallë e thanë me tharos, që e udhësë qe të flitej ndë ju përpara fjala e Perndisë; ma sepse e hidhni atë poshtë, e apofasisni vetëhenë tuaj që s’jini të zotë për jetë të pasosurë, ja, që kthenemi ndë milete. 47 Se kështu na porsiti navet Zoti: U të bëra ti dritë për fili të pabesa, të gjeç ti për sotiri të ture ngjera mb’anë të dheut. 48 Këto si digjuanë filit’ e tjera gëzonishnë, e lëvdoijnë fjalën’ e Zotit, e besuanë gjith’ ata që qenë apofasisurë për jetë të pasosurë. 49 E fjala e Zotit përhapej mbë gjith’ atë vënd. 50 Ma çifutë, ndershuanë gratë që trëmbishnë Perndisë, e të nderçuratë, e të parët’ e qutetit, e ngrijtinë ndjekëjë kondrë Pavllosë edhe Varnavësë, e i nxuarë ata nga sinoret’ e ture. 51 E ata si shkundnë pluhurin’ e këmbëvet së ture përpara ture, erdhë ndë Ikonio. 52 E mathitejtë pa qenë plot gëzim e plot prej Shënjtit Shpirt. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania