Apolalipsi 22 - Dhjata e Re 1827Krie e njëzeteditë 1 E më dëftoi mua një lumë të kulluarë të ujit së gjallë, të llampsurë posi kristal, që dilte nga froni i Perndisë e qengjit. 2 E ndë mes të rrugësë saj e të lumit mbë të di anëtë, lisi i jetësë, që bën dimbëdhjetë pemmë, mbë çdo muaj ep nga një pemmë të tij. E fletat’ e lisit (janë) për jatri të miletevet. 3 As do të mos gjëndetë më çdo mallëkim; ma froni i Perndisë e i qengjit do të jetë mbë të; e shërbëtorët’ e tij do ta shërbejënë atë. 4 E do të shohënë faqen’ e tij, edhe ëmërin’ e tij mbi ballëra të ture. 5 E natë do të mos jetë atje, as do të mos kenë hri nga drit’ e fotisë, a nga drit’ e diellit; sepse Zoti Perndia i ndrit ata, e do të mbretërojënë ndë jetë pas jetet. 6 E më thotë mua: Këto fjalë janë të besuara e të vërteta. E Zoti Perndia i Shënjtorëvet profitet dërgoi ëngjëllin’ e tij t’u dëfton ropet së tij ato punëra që duheshnë të bënishnë shpejt. 7 E ja që shpejt vij unë. I lumurë ësht’ ai që ruan fjalët’ e profitisë të kësaj kartet. 8 E unë Ioanni (jam) ai që paçë e digjova këto punëra; e kur i paçë parë e digjuarë, raçë përmbis ndë këmbë të ëngjëllit që më dëfton këto punëra për të falurë. 9 E më thotë mua: Ruaju të mos bëç këtë, sepse jam rop si ti, edhe si vëllazërit’ e tu profitëtë, e ata që ruajnë fjalët’ e kësaj karte. Mbë Perndinë falu. 10 E më thotë mua: Të mos vuloç fjalët’ e profitisë kësaj kartet; sepse koha është e afërtë. 11 Kush dëmëton jetërinë, le të dëmëtojë gjithënjë; e kush leros, le të bënetë gjithënjë më i lerosurë; e kush është i drejtë, le të bënetë gjithënjë më i drejtë; sikush është shënjt, le të bënetë gjithënjë më shënjt. 12 E ja që unë vij shpejt; e bie me vetëhe atë që të ap pagënë, e t’i kthej cilitdo sikundrë ka punuarë. 13 Unë jam Allfaja edhe Omegaja, nisëja edhe sosëja, i pari edhe i pastajmi. 14 Lum ata që bëjënë porsit’ e tij; që të jetë urdhëri i ture mbi dru të jetësë, e që të hijënë ndë qutet nga portëratë. 15 Ma qentë, e magjishtjarëtë, e kurvjarëtë, e gjakëcorëtë, e idhollollatrëtë, e cilido është që do e bën gënjeshtrënë, do të jenë jashtë. 16 Unë Iisui dërgova ëngjëllinë tim t’u dëftojë juvet këto punëra ndë qishëra; e unë jam rrënja edhe soi i Dhavidhit, ulli i dritësë i mëngjesit. 17 E Shpirti e nusea thonë: Eja. E kush digjon, le të thotë: Eja. E kush ka et, le të vijë. E kush të dojë, le të marrë ujë të jetësë dhurëti. 18 Sepse u bëj gjithëvet bashkë të kupëtojënë cilido që digjon fjalët’ e profitisë kësaj kartet. E ndë shtoftë njeri mbë këto, do të vërë Perndia mbi të plagëtë që janë shkruarë ndë këtë kartë. 19 E ndë heqtë njeri nga fjalët’ e profisisë kësaj kartet, do të heqjë Perndia pjesën’ e tij nga kart’ e jetësë, edhe nga quteti shënjt, edhe nga ato që janë shkruarë ndë këtë kartë. 20 Thotë ai që martiris për këto punëra: Me të vërtetë, unë vij shpejt. Kështu qoftë! Vërtet, eja, o Zot Iisu. 21 Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hrishtoit, qoftë me juvet bashkë. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania