Apolalipsi 17 - Dhjata e Re 1827Krie e shtatëmbëdhjetëtë 1 E erdhi një nga të shtatë ëngjëjtë që kishnë të shtatë kupatë, e kuvëndoj me mua, e më tha: Eja të dëftoj ti dëmn’ e kurvësë madhe, që rri mbi ujëra të shuma. 2 Që me atë kanë kurvëruarë mbretëret’ e dheut, e u dejtinë nga vera e kurvërisë saj ata që rrinë ndë dhe. 3 E më pru mbë shpirt nd’erimi; e paçë grua që rrij mbi një bishë të kuqe, që qe plot me ëmërë të vllasfimisë, e kish shtatë krerë, e dhjetë brira. 4 E gruaja qe veshurë me porfire e me të kuqe, e lierë me ar, e me gurë të pançmuarë e margaritarë, e kish mbë dorë të saj një potir t’artë, plot me të ndjietë e të ndiuera të kurvërisë saj. 5 E ndë ballë të saj ëmër shkruarë: Mistirio. Vavillonë e madhe, mëmë e kurvjarëvet e të ndjetavet të dheut. 6 E paçë këtë grua të dejturë nga gjaku i shënjtorëvet, edhe nga gjaku i martirëvet së Iisuit; e u çudiçë me të par’ atë çudi të madhe. 7 E më tha mua Ëngjëlli: Pse u çudite? Unë do të të thom ti mistir’ e gruasë, e të bishësë që e mban atë, që ka të shtatë krerëtë edhe të dhjetë britë. 8 E bisha që ke parë, ish e nukë është, e do të hipëjë nga avisi, e do të vejë ndë humbëjë; e do të çuditenë njerëzitë që rrinë mbi dhe, ata që ëmëret’ e ture nukë janë shkruarë ndë kartë të jetësë që nga nisëja e kësaj jetet, kur të shohënë bishënë që qe, e nuk është, ndonëse është. 9 Këtu është mëndia që ka sofi; të shtatë krerëtë, janë shtatë male, tek rri gruaja mbi ta. 10 E shtatë janë mbretëretë. Të pesë ranë, e një është, e jatëri edhe s’ësht’ ardhurë, e poqë të vijë pak kohë do të durojë. 11 E bisha që qe, e nuk’ është, ajo është dhe e teta, e është nga ata të shtatë, e vete ndë humbëjë. 12 E të dhjetë britë që pe, janë dhjetë mbretër, ata edhe s’kanë marrë mbretëri; po do të marrënë urdhër si mbretër për një sahat pas bishësë. 13 Këta kanë një kshill, e fuqinë e urdhërin’ e ture ja apënë ndë dorë të bishësë. 14 Këta do të lëftojënë me qengjnë, e qengji do t’i mundjë ata, sepse ai është Zoti i zotërinjet, e Mbreti i mbretëret; e ata që janë me të bashkë të thirrë e të cgjedhurë e të besësë. 15 E më thotë mua: Ujëratë që ke parë, atje tek rri kurva, janë llaotë, e turmatë, e filitë, e gjuhëratë. 16 E të dhjetë britë që pe mbë bishënë, këta do t’urrejënë kurvënë, e do ta bëjënë atë të shkretë, e të cveshurë, e do t’i hanë mishërat’ e saj, e atë do ta djegënë ndë zjar. 17 Sepse Perndia u vuri ndë zëmëra të ture të bëjënë atë që i pëlqen asaj, e të bëjnë një kshill, e t’apënë mbretërin’ e ture mbë bishënë, ngjera sa të sosenë fjalët’ e Perndisë. 18 E gruaja që pe, është quteti i madh që ka mbretëri mbi mbretërë të dheut. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania