Apolalipsi 16 - Dhjata e Re 1827Krie e gjashtëmbëdhjetëtë 1 E digjova një zë të madh nga naoi, që u thosh të shtatë ëngjëjet: Hajdeni, e derdhni kupat’ e zëmërimit së Perndisë mbë dhe. 2 E vate i pari e derdhi kupën’ e tij mbi dhe; e u bë plagë e keqe e e ligë mbë njerëz, që kishnë nishan’ e bishësë, e mb’ata u falë mbë konismë të saj. 3 E i diti ëngjëll derdhi kupën’ e tij ndë det, e u bë posi gjaku i së vdekurit; e gjithë sa kishnë shpirt që rroijnë ndë det psofisnë. 4 E ëngjëlli i treti e derdhi kupën’ e tij ndë lumëra e ndë kronjëra të ujëravet, e u bënë gjak. 5 E digjova ëngjëllin’ e ujëravet, që thosh: I drejtë je, o Zot, që je, e që jeshe Shënjt, sepse kështu gjukove. 6 Sepse kanë derdhurë gjakn’ e Shënjtorëvet e të profitet, e u dhe ature të pijnë gjak; sepse kështu u duhej. 7 E digjova një tjatër nga thisiastiri, që thosh: Me të vërtetë, o Zot fuqimadh, të vërteta e të drejta janë gjuqërat’ e tua. 8 E i katërti ëngjëll derdhi kupën’ e tij mbi diellinë; e ju dha atij të digj njerëzitë me të ngrohëtë e me zjar. 9 E njerëzitë vuloijnë për të ngrohëtë të shumë, e shajtinë ëmërin’ Perndisë, që ka urdhër mbi këto plagë; e shumë metanoisnë, që t’i ipnë atij lëvdim. 10 E ëngjëlli i pesëti derdhi kupën’ e tij mbi fron të bishësë, e u errëcua mbretëria e saj; e nga të dhëmburitë brijnë vetë gjuhën’ e ture. 11 E shajtinë Perndinë e qiellit nga aformí e të dhëmburavet së ture edhe nga plagët’ e ture; e nukë hoqnë dorë nga punërat’ e ture. 12 E i gjashtëti ëngjëll derdhi kupën’ e tij mbi lumën’ e madh Efratnë; e shtërpoi ujët’ e tij, që të bënetë gati udh’ e mbretëret që janë nga del dielli. 13 E paçë (të dilë) nga goja e dhrakonit, edhe nga goja e bishësë, edhe nga goja e profitit gënjeshtjar tre shpirtëra të pëgëra, që gjaijnë me bretëkosa. 14 Sepse janë shpirtëre të dhemonëvet që bëjënë çudira, e venë ndë mbretërë të dheut, e të gjithë diniasë, të mbëjedhënë ata për luftë të asaj ditësë madhe të Perndisë fuqimadhit. 15 (Ja, që u vij sikundrë vjen kusari; lum ai njeri që rri cgjuarë e ruan rrobat’ e tij, që të mos ecëjë cveshurë e t’i shohënë turpn’ e tij). 16 E i përmbëjodhi ata nd’atë vënd që thuhetë ndë gjuhë të Çifutet Armagjedhon. 17 E ëngjëlli i shtati derdhi kupën’ e tij ndë erë; e dolli një zë i madh nga naoi i qiellit, nga froni, e thosh: U bë. 18 E u bënë zënjëra, e gjëmime, e vetëtimëra. E gjau tërmet i madh, që nuk’ u bë i tilli që kur janë njerëzitë mbi dhe, kaqë tërmet i madh. 19 E quteti i madh u nda ndë tri copë, e qutetet’ e miletevet së tjera ranë mbë dhe, e u bë kujtim përpara Perndisë për Vavillonën’ e madhe, që t’i ipej asaj potiri i verësë s’urgjisë tij. 20 E nisitë iknë gjithë, e maletë nuk’ u gjëndnë. 21 E breshër i madh posi një tallanto ra nga qielli mbi njerëz; e njerëzitë shajtinë Perndinë për plagë të breshërit; sepse ish fort e madhe plaga e atij. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania