Apolalipsi 14 - Dhjata e Re 1827Krie e katërmbëdhjetëtë 1 E vura re, e ja një qengj që rrij ndë mal të Sionit, e bashkë me të njëqind e dizet e katër mijë krerë, që kishnë shkruarë ëmërin’ e babait së tij ndë ballëra së ture. 2 E digjova një zë nga qielli si gjëmim të shumë ujëravet, e si një zë bumbullimësë madhe. E zënë që digjova posi t’ature që qitharisjënë me qithara të ture. 3 E që këndoijnë posi një këngë të re përpara fronit, e përpara të katër kafshëvet, e të pleqet. E ndonjë nukë mund të mpson atë këngë, përveçe ature njëqind e dizet e katër mijëvet, ata që qenë blerë nga dheu. 4 Këta janë ata që nukë janë molepsurë me gra; sepse janë partheno. Këta jan’ ata që venë pas qengjit tekdo që vete. Këta janë blerë nga njerëzitë protollogo të Perndisë e të qengjit. 5 Edhe mbë gojë të ture nuk’ u gjënd gënjeshtrë; sepse janë të pafaj përpara fronit së Perndisë. 6 E paçë një tjetër Ëngjëll, që fluturon ndëpërmes të qiellit, që kish ungjill’ e pasosurë, për të vangjelisurë ata që rrijnë mbi dhe, edhe çdo milet, edhe çdo fili, e gjuhë, e llao. 7 E thosh me zë të madh: Kini frikën’ e Perndisë, e lëvdoni atë, sepse erdhi koha e gjuqit së tij, e fali atij që bëri qiellinë, edhe dhenë, edhe detnë, edhe kronjërat’ e ujëravet. 8 E një tjatër Ëngjëll erdhi pas, e tha: Ra, ra, Vavillona, quteti i madh, që potisi me verë të urgjisë kurvërisë saj gjithë miletetë. 9 E një Ëngjëll i tretë u vin pas ature, tuke thënë me zë të madh: Kush të jetë falurë bishësë, a konismësë saj, a të ketë marrë nishanë mbë ballë të tij, a mbë dorë të tij. 10 Edhe ai do të pijë nga vera e urgjisë Perndisë, e nakatosurë me verë shqeto ndë potir t’urgjisë tij; e do të mundonetë me zjar e shqufur përpara Shënjtorëvet ëngjëj, e përpara qengjit. 11 E timi i mundimit së ture ngrihetë lart mbë jetë pas jetet; e nukë kanë të prëjturë dit’ e natë ata që falenë bishësë edhe konismësë saj, edhe kush të marrë nishanë e ëmërit saj. 12 Këtu qëndron durimi i Shënjtorëvet; këtu i aturevet që ruajnë porsit’ e Perndisë, edhe besën’ e Iisuit. 13 E digjova zë nga qielli, që më thosh mua: Shkruaj: Lum të vdekuritë, që vdesënë mbë Zonë që këtej e tutje. Vërtet, thotë Shpirti, që të prëhenë nga zahmetet’ e ture; sepse punët’ e ture venë pas suresh. 14 E vura re, e ja, një mjergullë e bardhë, e sipër mbi mjergullë rrij një që gjan me bir’ e njeriut, që kish mbë krie të tij një kurorë t’artë, e mbë dorë të tij një drapër të prëhurë. 15 E një tjatër Ëngjëll dolli nga naoi tuke thirrturë me zë të madh, atij që rrij mbi mjergullë: Dërgo drapërinë tënd, e kuarr. Sepse erdhi koha të kuarrç tij, se u tha të korrët’ e dheut. 16 E ai që rrij mbi mjergullë, vuri drapërin’ e tij mbi dhe; e u kuarr dheu. 17 E një tjatër Ëngjëll dolli nga naoi që është ndër qiell, e kish edhe ai një drapër të prëhurë. 18 E një tjatër Ëngjëll dolli nga thisiastiri, e ish që kish urdhër mbi zjar. E thirri me një zë të madh, atij që kish drapërinë e prëhurë, e i tha: Dërgo drapërinë tënd të prëhurinë, e vil rrusht’ e vështit së dheut; sepse u poqnë rrusht’ e tij. 19 E vuri Ëngjëlli drapërin’ e tij ndë dhe, e voli veshtin’ e dheut, e rrusht’ i vuri ndë patitir të madh të urgjisë Perndisë. 20 E patitiri u shkel përjashta qutetit; e dolli gjak nga patitiri ngjera mbë frë të kuajet, ngjera një mijë e gjashtëqind stadhe. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania