2 Timothe 2 - Dhjata e Re 1827Krie e ditë 1 Ti adha, o biri im, forcou ndë dhurëti që është mbë Krishtinë Iisunë. 2 E punëtë që ke digjuarë nga meje me shumë martirë, ato vuri mbanë njerëzet së besësë, ature që do të jenë të Zotë të dhidhaksjënë edhe mbë të tjerë. 3 Ti mundou si trim i mirë i Iisu Hristoit. 4 Ndonjë kur shkruhetë trim nukë pleksetë ndë reshperi të kësai jetet, që të pëlqejë atij që mbëjedh trimatë. 5 Sepse edhe atij që lëfton nd’agonë nuk’ i vënë kurorë, ndë mos lëftoftë sikundr’ është nomi. 6 Bujku që punon duhetë të ketë pjesë më përpara nga pemëtë. 7 Vurë ndër mënd ato që thom, makar të të ip Zoti mënd mbë të gjitha. 8 Kij ndër mënd Iisu Hristonë, nga far’ e Dhavidhit, që u ngjall nga të vdekuritë, sikundr’ është Ungjilli im. 9 Për atë unë heq ngjera mbë të lidhurë, sikur kam bërë të keq, po fjal’ e Perndisë nuk’ është lidhurë. 10 Pra andaj unë i duroj çdofarë punë për dashuri të së cgjedhuret, që të gjejënë edhe ata shpëtim, që është mbë Hristo Iisunë, me nder të Qiellet. 11 Këjo fjalë ësht’ e vërtetë, sepse ndë jemi vdekurë bashkë me Krishtinë, edhe do të rrojëmë me të bashkë. 12 Ndë qofim të duruarçim, do të mbretërojëmë bashkë me të; ndë arniçim atë, edhe ai do të arnisjë nevet. 13 Ndë mos besofçim nevet, ai mbetetë i besësë. T’arnisjë vetëhenë nukë mund. 14 Të tilatë kij ndër mënd, e martiris njerëz përpara Zotit, të mos lëftojënë me fjalë, që ësht’ e vëjierë mbë ndonjë, po për prishëjë t’ature që digjojënë. 15 Shtrëngou të dëftoç vetëhenë të cgjedhurë përpara Perndisë, punëtuar të paturp, që punon me të drejtë fjalën’ e së vërtetësë. 16 Po të ikëç ato fjalët’ e ndiera e të prallavet, sepse shtonenë shumë me të pabesllëk. 17 E fjalët’ e tillëvet venë tuke ngrënë posi fagusa. Nga ata është Imeneoi edhe Filitoi. 18 Ata janë mërguarë nga e vërteta, tuke thënë që të ngjallturitë u bë ndashti; e shtrëngojënë besën’ e dicavet. 19 Ma binaja e paluajtura e Perndisë rri pa tundurë, që ka këtë nishan: I njohu Zoti ata që janë të tijtë. E le të jetë larg nga adhiqia cilido që zë ngoje ëmërin’ e Zotit. 20 E më të pastajmenë mbë një shtëpi të madhe nukë janë vetëmë enë t’arta e t’ergjënta, po edhe të drujta e të balta; e ca janë për punë të nderçme, e ca janë për punë të ndiera. 21 Ndë qëroftë ndonjë vetëhen’ e tij nga këto punëra, do të jetë enë për nder, e Shënjtëruarë e vëjierë për Zotnë, e hazër mbë çdofarë punë të mirë. 22 E nga dëshërimet’ e djalërisë mërgou, e hajde pas së drejtësë, dashurisë e paqesë me ata që thërresënë Zotnë me zëmërë të qëruarë. 23 E qartat’ e marra e të panderçuratë hidhi poshtë, sepse e di që pjellënë luftëra. 24 E ropi i Zotit nukë ka hie të lëftojë, po të jetë i butë me të gjithë, gati për të dhidhaksurë, i duri(m)çim. 25 Që të qërtojë me të butë ata që qëndrojënë kondrë ndë të vërtetë, mos u ip ature Perndia metani, për të njohurë të vërtetënë. 26 E të kthenenë ndë vetëhe (cgjidhurë) nga laku i së paudhit, që nga ai kanë qënë skllev (tuke bërë) thelimën’ e tij. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania