2 Timothe 1 - Dhjata e Re 1827Krie e parë 1 Pavllua Apostolli i Iisu Hristoit me thelimë të Perndisë, sikundrë ish të taksuritë e jetësë që është mbë Iisu Hristonë. 2 Mbë Timotheonë djalën’ e dashurë, dhurëti, ndëjesë, paq nga Perndia Babai, e nga Krishti Iisui Zoti inë. 3 Lëvdoj Perndinë që llatreps që nga përint’ e mi të parëtë me fiqir të qëruarë, që të kujtoj tij ndë të fala të mia kurdo nat’ e ditë. 4 Kam mall që të të shoh ti, sepse kujtonem lot’ e tua, që të mbushem me gëzim. 5 Tuke kujtuarë besënë tënde të pagënjeshtrë, që pat qënë përpara ndë gjushenë tënde Lloidhënë, e ndë mëmënë tënde Evnikënë, e di me të vërteta që është edhe tek ti. 6 Pra andaj të kujtoj ti të bëç të ngjalletë dhurëtia e Perndisë që është tek ti me anë të vënit duart’ e mia. 7 Sepse nukë na ka dhënë nevet Perndia një Shpirt të frikësë, po (Shpirt) të fuqisë, e të dashurisë, e të urtëcisë. 8 Të mos duaç adha të të vijë turp për martiri të Zotit sonë, as për mua të lidhurinë për të, po tij kij pjesë ndë mundim t’Ungjillit sa është fuqi e Perndisë. 9 Që na ka lefterosurë nevet, e na ka thirrë me të thirrë të Shënjtëruarë, jo për punë tona, po sikundrë qe kshilli i tij, e sikundrë qe dhurëtia që na u dha nevet, me anë të Krishtit Iisuit pa dhe nisurë jetëtë. 10 E që u çfaq ndashti me të dashuritë të Iisu Hristoit, që na shpëtoi nevet, t’atij që prishi edhe vdekëjënë, edhe dëftoi jetënë, e të pavdekuritë me anë t’Ungjillit. 11 Për atë jam bërë unë dhidhaho, e Apostoll, e Dhaskal gjithë filivet. 12 Edhe për atë aformi pësoj unë këto punëra, po nukë më vjen turp, sepse e njoh mbi cilinë kam vënë tharosnë, e jam veveosurë që ai ësht’ i fortë që të ruajë amanetnë tim ngjera mb’atë ditë. 13 Mba ksomblën’ e fjalëvet së shëndosha, që qe digjuarë nga meje, me besë e me dashuri që është mbë Hristo Iisunë. 14 Ruaj amanetnë mirë me anë të Shënjtit Shpirt, që rri ndër juvet. 15 Ti e di që më lanë mua gjith’ ata që janë nd’Asi. Prej asuresh është Figjelloi edhe Ermogjeni. 16 Le të bëjë Zoti ndëjesë ndë fëmijë të Onisiforit, sepse shumë herë më kanë prëjturë, e nuk’ i ka ardhurë turp për zinçire të mia. 17 Po si erdhi ndë Rom me të shpejtë më kërkoi e më gjeti. 18 Zoti i dhashtë atij të gjejë ndëjesë mbanë Zotit mb’atë ditë. E sa punëra bëri për mua nd’Efeso ti i di fort mirë. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania