2 Korinthi 3 - Dhjata e Re 1827Krie e tretë 1 Nisjëmë nevet pa të rekumandarjëmë vetëhenë tënë? A mos kemi hri si dica, për kartëra të rekumandarisë, prej jush a mbë ju? 2 Juvet jini karta onë, shkruarë ndë zëmëra tona, ajo ësht’ e njohurë, e dhiavasetë nga gjithë njerëzitë. 3 Sepse dukeni juvet që jini kart’ e Krishtit e bërë prej nesh, shkruarë jo me mellan, po me Shpirt të Perndisë gjallë, jo mbë drasa të gurta, po mbë drasa të mishta të zëmërësë. 4 I tilli është tharosi inë që kemi mbë Perndinë me anë të Krishtit. 5 Jo se jemi të zotë nga vetiu të silloisemi ndonjë punë si nga vetiu, po aksia onë është nga Perndia. 6 Ajo që na bëri nevet shërbëtorë të Zotë të dhjatësë së re, jo të grammësë po të Shpirtit, sepse gramma vret, ma Shpirti ep jetë. 7 E nd’është që shërbesa e vdekëjësë me anë të grammësë tiposurë me gur, u bë e nderçurë, kaqë që nukë mundnë të bijt’ e Israilit të vështroijnë me si ndë faqe të Moisiut, nga të llampsurit’ e faqesë tij të paduruarinë. 8 Qish do të mos jetë më e nderçurë shërbesa e Shpirtit? 9 Sepse nd’është shërbesa e dëmit e nderçurë, shumë më tepër tepëron ndë nder shërbesa e së drejtësë. 10 Sepse ajo që u nderua atëherë, nuk’ u nderua mbë këtë anë, me singris mb’atë nder të tepërë. 11 Sepse nd’është që ajo që duaj të prishej u bë e nderçurë, shumë më tepër ajo që duron duhetë të jetë e nderçurë. 12 Kur kemi adha nevet të tillë shpëresë, kuvëndojëmë me lefteri të madhe. 13 E nukë bëjmë sikundrë bëri Moisiu që vuri bulicë mbë faqe të tij, të mos vështroijnë të bijt’ e Israilit mbë të sosurë të (nomit) që do të bijte e të pushon. 14 Për atë janë gurëcuarë mënt’ e ture; sepse ngjera sot ajo bulicë gjëndetë mbë të dhiavasurë të dhjatësë vjetërë, e ajo bulicë mbetet e pazbuluarë, sepse me anë të Krishtit ngrihetë. 15 Ma sot e gjithë ditënë, kur dhiavasetë Moisiu, bulica është vënë mbi zëmëra të ture. 16 Ma kur të kthenetë (Israili) mbë Zonë, do të ngrihetë bulica. 17 Ndashti Zoti është Shpirti. E tek është Shpirti i Zotit, atje është lefteri. 18 E nevet të gjithë me faqe zbuluarë vështrojmë si ndë pasqirë nder’ e Zotit, mb’atë të tillë Ikonë kthenemi e vijmë nga një nder mbë tjatër nder, si prej Shpirtit së Zotit. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania