1 Ioannit 3 - Dhjata e Re 1827Krie e tretë 1 Vështroni çfarë dashuri na dha nevet babai, që të quhemi djelm të Perndisë. Andaj nukë na njeh nevet jeta, sepse nukë njeh atë. 2 Të dashurë, ndashti jemi djelm të Perndisë, po edhe nuk’ është çfaqurë ajo që do të jemi, e e dimë që kur të çfaqetë, do të shëmbëllejëmë mbë të, sepse do të shohëmë atë sikundr’ është. 3 E cilido që ka këtë shpëresë mbë të, shënjtëron vetëhen’ e tij, sikundr’ është ai Shënjt. 4 Cilido që bën fajnë, bën edhe anominë. E faji është paranomia. 5 E e diji që ai është çfaqurë, për të ngrijturë fajetë tona, e mb’atë faj nuk’ është. 6 Cilido që qëndron mbë të, nukë fëjen. Cilido që fëjen, nuk’ e ka parë atë, as e ka njohurë atë. 7 Djelm, mos u pllanepsjë njeri juvet; ai që bën të drejtënë, është i drejtë, sikundr’ është edhe ai i drejtë. 8 Ai që bën fajnë, ai është nga djalli, sepse djalli që herën’ e parë fëjen. Për këtë aformi është çfaqurë i biri i Perndisë, që të prishjë punët’ e djallit. 9 Cilido që është lerë nga Perndia, faj nukë bën, sepse mba farën’ e tij mbë vetëhe, e nukë mund të fëjejë, sepse është lerë nga Perndia. 10 Mbë këtë çquhenë djelmt’ e Perndisë, e djelmt’ e djallit. Cilido që nukë bën të drejtënë, nuk’ është nga Perndia, edhe cilido që nukë do vëllan’ e tij. 11 Sepse këjo është porsia që digjuatë që herën’ e parë, që të duamë njeri-jatërinë. 12 Jo si Kaini që qe nga i ligu, e vrau të vëllan’ e tij. E përse e vrau atë? Sepse punërat’ e tij qenë të liga, e ato të vëllait së tij të drejta. 13 Mos çuditi, vëllazërit’ e mi, nd’është që u urren juvet bota. 14 Nevet e dimë që kemi shkuarë nga vdekëja mbë jetë, sepse duamë vëllazëritë. Ai që nukë do vëllanë mbetetë ndë mort. 15 Cilido që nukë ka dashuri mbë vëllan’ e tij, është vreësh i vëllait së tij. E cilido vreësh i vëllait nukë ka të ndënjurë mbë të jetën’ e pasosurë. 16 Nga këjo e kemi njohurë dashurin’ e Perndisë, sepse ai ka vënë Shpirtin’ e tij për nevet. E nevet pa duhetë të vëmë Shpirtinë tënë për vëllazër. 17 Kush ka të mirat’ e kësaj jetet, e sheh vëllan’ e tij ndë shtrëngim, e do të mbilljë zëmërën’ e tij mbë të dhëmbura të tij, qish qëndron mb’atë dashuria e Perndisë? 18 Djelmt’ e mi, le të mos duamë me fjalë (vetëmë) e me gjuhë, po me punë e me të vërtetë. 19 E nga këjo e njohëmë që jemi prej së vërtetësë, e do të sigurepsjëmë zëmëratë tona përpara atij. 20 Sepse ndë na dëmëton nevet zëmëra jonë, Perndia është m’e madhe se zëmëra jonë, e i njeh të gjitha pu(në)ratë. 21 Të dashurë, ndë mos na dëmëton (qërton) nevet zëmëra jonë, kemi tharos përpara Perndisë. 22 E çdofarë punë që të kërkojmë, e marrëmë prej si, sepse ruajmë porsit’ e tij, e bëjmë përpara si ato punëra që i pëlqejënë atij. 23 E këjo është porsia e tij, që të besojmë nd’ëmër të birit së tij Iisu Hristoit, e të duamë njeri-jatërinë, sikundrë na pat dhënë nevet porsi. 24 E ai që ruan porsit’ e tij, qëndron mbë të, edhe ai mb’atë. E nga Shpirti që na dha ai nevet, e dimë që qëndron mbë nevet. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania