isaia 1 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra1 Të faniturit’ e Isaisë të birit Amosit, që pa për Judhën’ e për Jerusalimënë, ndër dit të Oziahësë, të Jothamit, të Ahazit, të Ezeqisë, mbëretëret Judhësë. 2 Pa dëgjoni, o qieje, edhe mba vesh, o dhe, sepse foli Zoti: Ushqeva e rrita bij, po ata ngritnë krye mbi mua. 3 Kau njeh të zonë, edhe gomari grashtin’ e të zot: Israili nukë njeh, gjëndëja ime nukë kupëton. 4 Mjeri ti, o komp faltuar, o gjëndëje ngarkuarë me fale, farë keq-bërësish, bij të prishurë; lanë Zotinë, hothnë poshtë Shënjtin’ e Israilit, u kthyenë për së prapi. 5 Përse mundohi gjithënjë, e doni të shtoni të ngriturë krye? Gjithë kryetë (e keni) të sëmurë, edhe gjithë zemërënë të pafuqishime. 6 Që nga sholl’ e këmbësë gjer ndë (majë) të kresë nukë ka (vënt) të shëndoshë, (po) të vrara, e të nxira, e plagë të qelbura; nuk’ u shtrythnë, nuk u lithnë, as u sbutnë me të lyerë. 7 Dheu juaj (ësht’) i shkretë, qytetetë tuaj të diegurë. Dhenë tuaj e hanë të huajëtë përpara jush, edhe është shkretuarë, posikur ta kenë prishurë kombat’ e huajë. 8 Edhe e bila e Sionësë është lënë posi kasollë ndë vështë, posi tendë ndë kopësht të fiqvet, posi qytet i qerthulluarë. 9 Zoti i ushtërivet të mos kishte lënë ndër ne pak të mbeturë, do t’i ishim bërë posi Sodhomatë, e do t’iu kishim shëmbëllyerë Gomorravet. 10 Pa dëgjoni fialën’ e Zotit, o të parët’ e Sodhomavet; mba-i vesh nomit Perëndisë tuaj, o gjëndëje e Gomorravet. 11 Ç’ (nevolë) kam për shumicën’ e kurbanevet tuaj? - thotë Zoti. - Jam nginjurë me kurbane të diegurë gjithë prej deshësh, e prej dhiami berrash të ushqyerë, edhe nukë më pëlqen gjaku i demavet, a i shqeravet, a i sqepëvet. 12 Kur vini të duki përpara meje, cili kërkoi këtë nga duart e tuaja, të shkelni oborrinë t’im? 13 Mos bini më dhurata të kota, thimiama ësht’ e ndohëtë tek unë. Muajt’ e ri e të shëtunatë, të grishurit’ e mbëledhëjevet, s’munt të duronj, panominë, e të mbëledhuritë për ditë të kremteje. 14 Shpirti im uren muajt’ e ri e të kremtetë tuaja që janë urdhëruarë. Më janë barrë. U rënduashë t’i duronj. 15 Edhe kur të ndeni duartë tuaja, do të fsheh syt’ e mi prej jush. Po, kur shumoni lutëjetë, nukë do të dëgjonj: duartë tuaja janë plot me gjakra. 16 Lahi e qërohi, hithni tej të ligën’ e punëvet tuaja përpara syvet mi. Pushoni së punuari të ligënë. 17 Xini të punoni të mirënë. Kërkoni gjyq, bën-i dreiteri të shtrënguarit, gjukoni të varfërinë, dilni zot gjyqit së vesë. 18 Eni tashi, edhe le të gjukonemi, thotë Zoti: Ndë janë faletë tuaj posi e porfyrta, do të bënenë të bardhë posi bora; ndë janë të kuq posi të kuqtë, do të bënenë posi lesh (i bardhë). 19 Ndë dashi të dëgjoni, do të hani të mirat’ e dheut. 20 Po ndë mos dashi, edhe ndë ngriçi krye, do të hahi nga thika, sepse foli gol’ e Zotit. 21 Qysh u bë kurvë qytetëja besëtare! Ishte plot me gjyqe, dreitëria rrinte nd’ atë, po ndashti gjakëtorë. 22 Argjëndi yt zuri ndryshk, vera jote u përzi me ujë. 23 Të parët’ e tu (janë) të pabindurë, edhe shokë kursarësh. Të gjithë duanë dhurëti, edhe gjuanjënë të paguara; nuk’ i bënjënë gjyqinë të varfërit, as nuk’ i bënetë gjyqi së vesë ndër ata. 24 Përandaj thotë Zoti, Zoti i ushtërivet, i Pushteçimi i Israilit: Ah! do të nginjem nga kundrështarët’ e mi, edhe do të marr shpagim nga arëmiqt’ e mi. 25 Edhe do të kthenj dorënë t’ime mbi ty, edhe do të qëronj ndryshkunë tënt, edhe do të heq gjithë kallajinë tënt. 26 Edhe do të vë gjykatësit’ e tu posi herën’ e parë, edhe këshillëtarët’ e tu posi një herë moti; paskëtaj do të kluhesh: Qytetëja e dreitërisë, Qytetëja besëtare. 27 Siona do të shpërblenetë me gjyq, edhe ata që u kthyenë nga ajo me dreitëri. 28 Edhe të paudhët’ e faltorëtë do të prishenë bashkë, edhe ata që hoqnë dorë nga Zoti do të vdirenë. 29 Sepse do t’u vinjë turp juve për pyjet’ e shënjtëruarë që dëshëruatë, edhe do të kini turp për qipështratë që sgjothtë. 30 Sepse do të bëhi posi lisi, që i fyshkenë fletatë, edhe posi kopështi, që s’ka ujë. 31 Edhe i forti do të jetë posi kallami i lirit, edhe pun’ e ati posi shkëndilë, edhe të dy do të digjenë bashkë, edhe nukë do të ketë kush t’i shuanjë. |
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë
Interconfessional Bible Society of Albania