Online Bible

- Reklamy -

Mateu 1 - Dhiata e Re Gegnisht Konstandin Kristoforidhi 1872


KAPTINA I.

1 Libri i gjeneallogjisë Iesu Krishtit, birit Davidit, birit Abrahamit.

2 Abrahamit i leu Isaaku, e Isaakut i leu Iakobi, e Iakobit i leu Iuda, edhe të vëllazënit e vet,

3 e Iudës’ i leu Faresi edhe Zara prei Thamarësë, e Faresit i leu Esromi, e Esromit i leu Arami,

4 e Aramit i leu Aminadabi, e Aminadabit i leu Naassoni, e Naassonit i leu Salmoni,

5 e Salmonit i leu Boozi prei Rababësë, e Boozit i leu Obedi prei Ruthësë, e Obedit i leu Iesseu,

6 e Iesseut i leu Davidi mbëreti.

7 E Davidit mbëretit i leu Solomoni prei grues’ Uriut, e Solomonit i leu Roboami, e Roboamit i leu Abia, e Abisë i leu Asai,

8 e Asait i leu Iosafati, e Iosafatit i leu Iorami, e Ioramit i leu Ozia,

9 e Ozisë i leu Ioathami, e Ioathamit i leu Ahazi, e Ahazit i leu Ezekia,

10 e Ezekisë i leu Manassi, e Manassit i leu Amoni, e Amonit i leu Iosia,

11 e Iosisë i leu Iehonia edhe të vëllazënit’ e vet, mbë të shpërngulmen’ e Babylonisë.

12 Edhe mbas të shpërngulmesë Babylonisë, Iehonisë i leu Salathieli, e Salathielit i leu Zorobabeli;

13 e Zorababelit i leu Abiudi, e Abiudit i leu Eliakimi, e Eliakimit i leu Azori.

14 e Azorit i leu Sadoku, e Sadokut i leu Ahimi, e Ahimit i leu Eliudi.

15 e Eliudit i leu Eleazari, e Eleazarit i leu Matthani, e Matthianit i leu Iakobi.

16 e Iakobit i leu Iosefi, burri i Marisë, prei të cillësë leu Iesui, qi thohetë Krisht.

17 Gjithë brezatë pra, prei Abrahamit deri mbë ditë të Davidit, janë katër-mbë-dhetë breza; edhe prei Davidit deri mbë të shpërngulmen e Babylonisë, janë katër-mbë-dhetë breza; edhe prei të shpërngulmesë Babylonisë deri mbë ditë të Krishtit, janë katër-mbë-dhetë breza.

18 Edhe të lemit’ e Iesu-Krishtit kështu ka qenë: Maria, e ama e ati, mbassi u fejue me Iosefinë, para se të bashkoheshinë, u gjind me barrë prei Shpirtit Shenjt.

19 Edhe Iosefi burr’ i asai, tue qen’ i dreitë, e s’donte me i nxierrë zaninë për të keq, deshi me e lishuem pshefas.

20 Por ai kur ishte tue menduem këto punë, qe engjull’ i Zotit tek iu duk nd’andërrë, e i tha: Iosef, bir’ i Davidit, mos ki frikë me marrë me vetëhe Marinë gruenë tande, sepse të mbarsunitë qi u ba tek ajo ashtë prei Shpirtit Shenjt.

21 Edhe ka me piellë bir, edhe ke me ia thirrë emëninë Iesu, sepse ai ka me shpëtuem popullin’ e vet prei fajevet atyne.

22 (Edhe gjithë këjo u ba, qi të mbushetë qish ashtë thanë prei Zotit me anë të profetit, qi thoshte:

23 “Qe virgjinesha te do të mbarsetë, edhe do të pielli bir, edhe do t’ia thërrasin’ emënin’ Emmanuel”, qi ajo, këthyem, do me thanë, Perëndia bashkë me ne.)

24 Edhe Iosefi si u çue prei gjumit, bani sikurse e urdhënoi engjull’ i Zotit, edhe muer përanë vetëhesë gruen’ e vet,

25 edhe nuk’ e ngjofi, deri sa puell të birin’ e vet dialin’ e parë, edhe ia thirri emëninë IESU.

Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.

© Interconfessional Bible Society of Albania

Interconfessional Bible Society of Albania
Následuj nás:



Reklamy