Mateu 7 - Dhiata e Re Gegnisht Konstandin Kristoforidhi 1872KAPITULLI VII. 1 Mos gjukoni, qi të mos gjukoheni. 2 Sepse me çfarë gjukimi gjukoni, keni me u gjukuem, edhe me çfarë matësi matni, kanë me u matunë juve përsëri. 3 Edhe përse shikon teshënë qi ashtë ndë sy t’yt vëlla, edhe tranë qi ashtë ndë sy tand nuk’ e ndien? 4 A si ke me i thanë t’yt vëlla: Le të nxier teshënë prei synit tand, edhe qe trau ku ashtë ndë sy tand? 5 Hipokrit, nxir ma përpara tranë prei synit tand, edhe atëherë do të shofish mirë me nxierrë teshënë prei synit t’yt vëlla. 6 Mos ipni gjan’ e shenjtënueme qenvet, as mos hidhni margaritarët tuei përpara thivet; drujse mos i shkelinë me kambët e tyne e mbasandai këthehen’ e shkelin edhe juve. 7 Lypni, edhe do t’u ipetë juve; kërkoni, edhe keni me gjetunë; trakulloni, edhe do t’u çiletë juve. 8 Sepse kushdo qi lypën merr; edhe ai qi kërkon gjen; edhe ati qi trakullon, do t’i çiletë. 9 A cilli asht ai nieri prei jush, ndë lypt’ i biri bukë, mos ka me i dhanë gur? 10 Edhe ndë lyptë peshk, mos ka me i dhanë gjarpën? 11 Ndë qoftë pra se ju qi jeni të këqij, dini me u dhanë dhana të mira dielmvet tuei, sa më tepër’ Ati juei, qi ashtë ndë qillt, ka me u dhanë të mira atyneve qi lypinë prei ati? 12 Gjithë sa doni pra me u bamë juve nierëzitë, kështu bani edhe ju atyneve, sepse këjo ashtë ligja edhe profetënitë. 13 Hyni ndëpër derë të ngushtë, sepse e gjan’ ashtë dera, edhe e përhapët’ asht’ udha qi u shpie mbë të hupunit, edhe shumë vetë jan’ ata qi hyjnë ndëpër atë; 14 sepse e ngusht’ ashtë dera, edhe e shtrëngut’ asht’ udha qi u shpie ndë jetët, edhe të pakë jan’ ata qi e gjejnë. 15 Edhe ruhi prei profet-rrenësish, të cilltë vinë te ju me të veshunë dhensh, por përmbrenda jan’ ujq’ të rrëmbyeshim. 16 Keni me i ngjofun’ ata prei pemëvet veta: mos mbledhinë rrush prei drizash, a fiq prei murrizash? 17 Kështu çdo dru e mirë ban pemë të mira, por druj’ e keqe ban pemë të këqia. 18 Druj’ e mirë s’mundetë me bamë pemë të këqia, as druj’ e keqe me bamë pemë të mira. 19 Çdo dru qi s’ban pemë të mirë, këputet’ e hidhetë ndë ziarrm. 20 E pra keni me ngjofun’ ata prei pemësh atyne. 21 Jo kushdo qi më thotë: Zot, Zot, ka me hymë ndë mbëretënit të qillvet; por ai qi ban dashunimin’ e tim et qi ashtë ndë qillt. 22 Shumë vetë kanë me thanë, nd’atë ditë: Zot, Zot, nukë profetizuem na mb’emënit tat, edhe mb’emënit tat nxuerm djemën, edhe mb’emënit tat bam shumë mërekullia? 23 Por atëherë kam me u rrëfyem atyneve. Se kurrë s’u kam ngjofunë juve; ikni prei meje, ju qi keni punuem pa ligjë. 24 Kushdo pra qi ndëgjon këto fjalët’ e mia, edhe i ban, kam me e përgjaitunë me nji nieri të mençunë, i cilli koditi shtëpin’ e vet mbi shkamp të gurit; 25 edhe ra shiu, e erdhën lumënat, e fryn erënat’, edhe u përpoqnë mbas asai shtëpie, por nuk’ u rrëxue, sepse ishte themeluem mbi shkamp të gurit. 26 Por kushdo qi ndëgjon këto fjalët’ e mia, edhe s’i ban, ka me u përgjaitunë me nji nieri të marrë, i cilli koditi shtëpin’ e vet mbi ranët; 27 edhe ra shiu, e erthnë lumënat’, e fryn’ erënat, edhe u përpoqnë mbas asai shtëpie; edhe u rrëxue, edhe e rrëxuemeja e asai ishte e madhe. 28 Edhe Iesui kur mbaroi këto fjalë, gjindeja habiteshinë për predikimin’ e ati, 29 sepse u predikonte atyneve sikurse me pasun’ urdhënë, edhe jo si Shkruisitë. |
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania
Interconfessional Bible Society of Albania