Mateu 28 - Dhiata e Re Gegnisht Konstandin Kristoforidhi 1872KAPTINA XXVIII. 1 Edhe si shkoi e shëtuna, kur filloi me sbardhun’ e diela e para dit’ e javësë, erdhi Maria Magdalena, edhe Maria tietër, për me vum’ ore vorrinë. 2 Edhe qe tek u ba nji tërmet i math, sepse engjull’ i Zotit sdrypi prei qiellit, edhe erdhi e rrokulloi gurinë prei derësë vorrit, edhe rrinte sipër ati. 3 Edhe faqeja e ati ishte porsi vetimë, edhe petku i ati i bardhë porsi borë. 4 Edhe ata qi ruejshinë u drothnë prei frikës’ ati, edhe u banë porsi të vdekunë. 5 Edhe engjulli u përgjeq, e u tha gravet: Mos frikohi ju, sepse e dij se kërkoni Iesunë, qi u kryqëzue. 6 Nuk’ ashtë këtu, sepse u ngjall, sikurse pat thanë. Eni, shifji vendinë ku qe Zoti. 7 Edhe shkoni shpeit, e u thoni dishepujvet ati, se u ngjall prei së vdekunish; edhe qe te po shkon ma përpara se ju ndë Galile; atie keni me e pamë, qe tek u thashë juve. 8 Edhe ato duelnë shpeit prei vorrit bashkë me frikë, edhe me gëzim të math; e u tuerrnë me u dhanë za dishepujvet ati. 9 Edhe tue votunë me u dhanë za dishepujvet ati, qe Iesui te hasi me ato, e u tha: Falemi. Edhe ato i erthnë për-anë, e i kapnë kambët’, edhe e adhuruenë. 10 Atëherë Iesui u thot’ atyneve: Mos kini frikë, shkoni, e nepni za vëllazënavet mi, qi të shkojnë ndë Galile, edhe atie kanë me më pamë. 11 Edhe ato tue shkuem, qe disa prei rueitësavet tek erthnë ndë qytet, e u dhanë za Krye-priftënavet për gjithë se qish u banë. 12 Edhe ata si u mbëlothnë bashkë me pleqt, edhe muern’ e dhanë këshille, u dhanë ushtëtorëvet argjanda miaft, 13 tue thanë: Thoni, se: - Dishepujt’ e ati erthnë natënë, edhe e vothnë, tue fjetunë na. 14 Edhe ndë u ndëgjoftë këjo prei guvernatorit, na kena me i mbushunë mendien’, edhe kena me u bamë juve mos me pasunë gaile. 15 Edhe ata mbassi muernë argjandatë, banë sikurse u mësuenë; edhe këjo fjalë u dha ndëpër Iudeit deri mbë ditë të sotshime. 16 Edhe të nji-mbë-dhetë dishepujtë voitnë ndë Galile, nd’ate mal ku i pat porositunë Iesui. 17 Edhe kur pan’ ate, e adhuruenë, por disa vetë ishinë me dy mendesh. 18 Edhe Iesui erdhi për-anë, e u foli atyneve, tue thanë: M’u dha çdo urdhënë ndë qiell, edhe mbë dhe. 19 Shkoni pra, e mësoni gjithë kombetë, edhe i pagëzoni mb’emënë të Atit, e të Birit, e të Shpirtit Shenjt; 20 edhe i mësoni me rueitunë gjithë sa u kam porositunë juve; edhe qe unë te jam bashkë me ju gjithë ditt, deri mbë të mbaruemen’ e jetësë. Amen. |
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania
Interconfessional Bible Society of Albania