Mateu 22 - Dhiata e Re Gegnisht Konstandin Kristoforidhi 1872KAPTINA XXII. 1 Edhe Iesui u përgjeq përsëri, e u tha atyneve, me parabulla, tue thanë: 2 Mbëretënia e qillvet u përgjait me nji nieri mbëret, qi bani darsma për të birin e vet. 3 Edhe dërgoi shërbëtorët’ e vet me thirrun’ ata qi qenë thirrunë ndë darsmat; por nukë deshnë me ardhunë. 4 Përsëri dërgoi të tierë shërbëtorë, tue thanë: Thoni atyneve qi qenë thirrunë - Qe te bana gati drekënë t’eme; qet’ e mi edhe berrat’ e maime janë therunë, edhe të gjitha janë gati, eni ndë darsmat. 5 Por ata përtuenë, edhe shkuenë njiani nd’arë të vet, e tietri ndë tregjeti të vet. 6 Edhe të tierëtë zunë shërbëtorët’ e ati, e i shan’ edhe i vranë. 7 Por mbëreti kur ndëgjoi, u zemërue, edhe dërgoi ushtërin’ e vet, edhe prishi ata gjaksorëtë, edhe dogji qytetin’ e atyneve. 8 Atëherë u thotë shërbëtorëvet vet: Darsma ashtë gati, por ata qi qenë thirrunë s’ishinë të vëjefshim. 9 Shkoni pra ndëpër të dalunat e udhëvet, edhe sa vetë të gjeni, i thirrni ndë darsmat. 10 Edhe ata shërbëtorëtë duelnë ndëpër udhët, e mbëlothnë gjithë sa gjetnë, të këqij e të mirë; edhe darsma u mbush me nierës qi rrinë ndë mësallë. 11 Edhe mbëreti kur hyni me pam’ ata qi rrinë ndë mësallë, pa atie nji nieri qi s’kishte veshunë petka darsme. 12 Edhe i thot’ ati: Mik, si hyne këtu pa pasunë petka darsme? Por ai mbylli gojënë. 13 Atëherë mbëreti u tha shërbëtorëvet: Lithni ate për kambësh e për duersh, edhe ngrenia, e hithnia nd’errësinë të përjashtëme; atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet. 14 Sepse shumë vetë janë të thirrunë, por pak të sgjedhunë. 15 Atëherë Fariseitë shkuen’ e banë këshille, si ta zanë ndë lak me fjalë. 16 Edhe dërgojnë tek ai dishepujt’ e vet bashkë me Herodianët, tue thanë: Mieshtër, e dimë se je i vërtetë, edhe mëson udhën’ e Perëndisë me vërtetëni, edhe s’do me ditun’ as për kurkënd, sepse nukë ven ore mbë faqe nierëzish. 17 Na thuei pra: Ç’të duketë? Asht’ e udhësë me i dhanë pagë Kaisarit, a jo? 18 Por Iesui si e muer vesht diallësin’ e atyneve, tha: Ç’më ngitni, hipokritëna? 19 Më diftoni monetën’ e pagësë. Edhe ata i prunë nji dinar. 20 Edhe ai u thot’ atyneve: E kuit ashtë këjo fytyrë, edhe këjo përmbishkronjë? 21 Ata i thonë: E Kaisarit. Atëherë u thot’ atyneve: Lani pra ato qi janë të Kaisarit mbë Kaisarinë; edhe ato qi janë të Perëndisë mbë Perëndinë. 22 Edhe ata kur ndëgjuenë, u mërekulluenë, edhe e lanë e iknë. 23 Nd’atë ditë i erthnë përanë Saddukeitë, ata qi thonë se nuk’ashtë të ngjallunë, edhe e pyetnë, 24 tue thanë: Mieshtër, Moiseu tha - “Ndë vdektë kushi pa pasunë dielm, i vëllai ati ka me u martuem me gruen’ e ati”, edhe ka me ngjallë farë për të vëllan’ e vet. 25 Edhe ishinë ndër ne shtatë vëllazën; edhe i pari u martue, edhe vdiq; edhe mbasi s’patlanë farë, la gruen’ e vet mbë të vëllan’ e vet; 26 kështu edhe i dyti, edhe i treti, deri mbë të shtatët. 27 Edhe mbas të gjithëve vdiq edhe grueja. 28 Mbë të ngjallunit pra, cillit prei këtyne të shtatëve ka me qenë grueja? Sepse të gjith’ e patnë marrë. 29 Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Gënjeheni, mbassi s’dini shkronjat’, as fuqin’ e Perëndisë. 30 Sepse mbë të ngjallunit as martojn’, as martohenë, por janë porsi engjujt’ e Perëndisë ndë qiell. 31 Edhe për të ngjallunit prei së vdekunish, s’keni kënduem qish ashtë thanë mbë ju prei Perëndisë, kur tha: 32 “Unë jan Perënia Abrahamit, edhe Perëndia Isaakut, edhe Perëndia Iakobit?” Perëndia nuk’ ashtë Perëndi të vdekunish, por të gjallësh. 33 Edhe gjindëja kur ndëgjuenë, mërekulloheshinë për mësimin’ e ati. 34 Por Fariseitë kur ndëgjuenë se u mbësheli gojënë Saddukevet, u mbëlothnë bashkë. 35 Atëherë nji ligjëtar prei atyneve pyeti, tue ngam’ate, e tue thanë: 36 Mieshtër, cilla porosi ashtë ma e madhe ndë ligjët? 37 Edhe Iesui i tha: “Të duesh Zotinë Perëndinë tand me gjithë zemrënë tande, edhe me gjithë shpirtinë tand, edhe me gjithë mendienë tande”. 38 Ajo asht’ e para, edhe e madheja porosi. 39 Edhe e dyta qi përgjan me ate ashtë: “Të duesh fëqinë tand porsi vetëhenë tande”. 40 Gjithë ligja edhe profetënitë varenë mbë këto dy porosia. 41 Edhe Fariseitë kur ishinë mbëledhunë, Iesui i pyeti, tue thanë: 42 Qish u duketë juve për Krishtinë? I bir’ i kuit ashtë? I thonë: I Davidit. 43 U thot’ atyneve: Qysh pra Davidi me Shpirtin’ e quen Zot? - tue thanë: 44 “I tha Zoti Zotit t’em, rri prei së diathtësë s’eme, deri sa të ve amëmiqt’ e tu përposh ndënë kambët e kambëvet tua”. 45 Ndë qoftë pra se Davidi e quen Zot, si asht’ i bir i ati? 46 Edhe kurkushi s’mundei me iu përgjegjunë ndonji fjalë, as nukë guxoi çë mb’ate ditë me e pyetunë ma. |
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania
Interconfessional Bible Society of Albania