Efesianët 1 - Dhiata e Re Gegnisht Konstandin Kristoforidhi 1872KAPTINA I. 1 Pauli apostulli i Iesu Krishtit me dashunimin’ e Perëndisë, mbë shenjtënit qi janë ndë Efesë, edhe mbë besëtarët mbë Iesu Krishtinë: 2 hir edhe paqtim qoftë mbë ju prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht. 3 I bekuem qoftë Perëndia edhe Ati i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi na bekoi me qish do bekim shpirtënie ndë punët të qiellit me anë të Krishtit, 4 sikurse na sgjodhi me anë t’ati para se të ngrifei bota, qi të jemi shenjtën edhe faqe-bardhë përpara ati me anë të dashunisë; 5 na urdhënoi çë përpara për birënin’ e zanë mbë vetëhen’ e ati me anë të Iesu Krishtit, 6 mbas së pëlqyemesë dashunimit vet, për nderin’ e laftit të hirit vet, qi me ate na pëlqeu me anë të dashunit vet; 7 qi prei ati kemi të shpërblemitë me anë të gjakut ati, ndiesën’ e fajevet, mbas pasëjesë hirit ati; 8 qi e teproi mbë ne me qish do dituni e urti. 9 Sepse bani të ngjofimë pshefësinën’ e dashunimit vet mbas së pëlqyemesë vet, qi e pat vumë ndër mend me vetëhen’ e ati, 10 ndë guverni të mbushëmesë kohënavet të përmbëledhi të gjitha mbë Krishtinë, edhe ato qi janë ndë qijet, edhe ato qi janë mbë dhet; 11 mb’ate muerëm edhe shortë, urdhënuem çë përpara sikurse e pat vumë ndër mend ai qi vepëron të gjitha mbas andësë dashunimit vet, 12 për me qenunë na qi shpëryem çë përpara mbë Krishtinë për nderin’ e laftit ati; 13 mb’ate shpëryet’ edhe ju qi ndëgjuetë fjalën’ e së vërtetësë, ungjillin e shpëtimit tuei; edhe si i besuet’ ati, u bulosët me Shpirtinë Shenjt të të zotuemesë, 14 qi ai ashtë kapar’ i trashigimit t’anë, deri mbë të shpërblemen’ e ati popullit qi u fitue, për nderin’ e laftit ati. 15 Përandai edhe unë ndëgjova besënë tuei mbë Zotinë Iesu, edhe dashuninë qi keni mbë gjithë shenjtënit, 16 nukë pushoj tue iu falunë ndersë Perëndisë për ju, e tue u përmendunë juve mbë të falunat e mia, qi të u api. 17 Perëndia i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, Ati i laftit, shpirt ditunie edhe sbulesë, për me ngjofun’ ate. 18 Syt’ e mendiesë tuei të jenë ndritunë, për me ngjofunë cilla ashtë shpëresa e së thërritëmes’ ati, edhe cilla ashtë pasëja e laftit trashigimit ati mbë shenjtënit, 19 edhe cilla ashtë e tepëra madhëni e fuqisë ati qi vepëroi mbë ne qi besoimë, mbas të vepëruemit të pushtetshimesë fuqis’ ati, 20 të cillën’ e vepëroi mbë Krishtinë, kur e ngjalli prei së vdekunish, edhe e vuni me ndenjunë ndë të diathtët vet mbë vendet e qijevet, 21 përsipër qish do urdhëni e pushteti e fuqie e zotënie; edhe përsipër qish do emëni qi emënohetë, jo vetëmë mbë këte jetë, por edhe mb’ate qi vien; 22 edhe të gjitha ia vuni ndënë kambët t’ati, edhe e bani krye sipër të gjithëve mbë kishët, 23 qi ajo ashtë korpi i ati, të mbushunitë qi mbush të gjitha mbë të gjitha. |
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania
Interconfessional Bible Society of Albania