Mateu 28 - Dhiata e Re në GegnishtNgjallja 1 Të shtunën herët, në agun e ditës së parë, Maria Magdalenë dhe Maria shkuen me këqyrë varrin. 2 Dhe, ja, ra një tërmet i fortë. Një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, u afrue me rrokullisë gurie e u ul mbi të. 3 Fytyra e tij ishte si vetima e petkat e tij vëzulluese si bora. 4 Prej frikës së tij u drodhën rojet e u banë si të vdekun. 5 Engjëlli u kthye e u foli grave: «Mos u tutni, ju! E di se po kërkoni Jezuin, të kryqëzuemin. 6 Nuk asht këtu, se u ngjall siç pati thanë. Ejani e shihni vendin ku ishte shtri. 7 Shkoni shpejt e thoniu nxanësve të tij se ai u ngjall prej të vdekunve e të shkojë përpara jush në Galile. Atje do të shfaqet. Ja, jua thashë». 8 Ato u larguan shpejt nga varri dhe plot frikë e gëzim të madh vrapuen n joftue nxanësit. 9 Dhe, ja, Jezusi i takoi e u tha: «Ju falem!». Ato iu afruen, i mbërthyen kambët dhe e adhuruan. 10 Atëherë Jezusi u tha: «Mos u tutni! Shkoni e njoftoni vëllaznit të mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin». Dëshmia e rojeve 11 Kur po ecnin, ja, disa prej rojtarisë shkuen në qytet e njoftuen krepriftën për gjiçka kishte ndodhë. 12 Kryepriftënt e pleqtë morën vendimin me u dhanë ushtarëve një shumë të madhe paresh 13 e u thanë: «Thoni se nxanësit e tij erdhën natën dhe e vodhën kur ju po flinit. 14 Nëse kjo merret vesh nga qeveritari, na do ta bindim e do t'ju lirojmë nga telashet». 15 Ata morën paret e vepruen simbas mësimit që morën. E kjo fjalë asht përhapë ndër judej deri më sot. Porosia 16 Të njëmbëdhjetë nxanësit shkuen në Galile, në malin që u kishte caktue Jezusi. 17 Kur e panë, e adhuruen, por disa prej tyne u ndërdyshën. 18 Jezusi u afrue e u foli: «Mue më asht dhanë çdo pushtet në qiell e mbi dhe, 19 prandaj shkoni e mësoni të gjitha kombet dhe pagëzojini në emën të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë. 20 Mësojini me zbatue gjithçka ju urdhnova unë. Dhe, ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në të sosun të botës». |
This translation is a copyright of the Interconfessional Bible Society of Albania
Interconfessional Bible Society of Albania