Aanlyn Bybel

- Advertensies -

Mateu 14 - Dhiata e Re në Gegnisht


Vdekja e Gjon Pagëzuesit

1 Në atë kohë Herod Tetrarku ndigjoi për bujën e Jezusit.

2 Ai u tha thërbëtorëve të vet: «Ky asht Gjon Pagëzuesi. Ai u ngrit prej të vdekunve, prandaj fuqitë veprojnë në të».

3 Se Herodi e kishte kapë Gjonin, e kishte lidhë dhe e kishte shtie në burg, prej Herodiadës, grues së Filipit, vëllait të vet.

4 Gjoni i thonte: «Nuk të lejohet me e marrë atë».

5 Ndonëse dëshironte me e vra, i frigohej turmës, se e mbanin si profet.

6 Kur erdhi ditëlindja e Herodit, bija e Herodiadës vallëzoi mes të tanëve e i pëlqeu Herodit,

7 prandaj, me be, premtoi haptas me i dhanë çkado t'i lypte.

8 E ngucun nga e ama, ajo tha: «Më jep këtu, në pjatë, kryet e Gjon Pagëzuesit».

9 Mbreti u pezmatue. Për shkak të besë e të bujtësve, urdhnoi me ia dhanë

10 e nisi dikënd me ia pre kryet Gjonit në burg.

11 Ia sollën kryet në një pjatë e ia dhanë vajzës, e cila e solli te e ama.

12 Atëherë nxanësit e tij erdhën, morën kufomën, e varrosën dhe shkuen me njoftue Jezusin.


Bukët në shkretinë

13 Kur ndigjoi Jezusi, u largue prej andej me lundër, më vete, në një vend të shkretë. Turmat, mbasi ndigjuen, iu vunë mbrapa nëpër tokë, prej qytetit.

14 Si zbriti, pa një turmë të madhe e iu dhimbtën dhe i shëroi të ligunit e tyne.

15 Kur ra mbramja, nxanësit iu hullën e i thanë: «Vendi asht i shkretë e tash kaloi koha. Zgjidhi turmat, që të shkojnë nëpër katunde me ble ushiqm për vete».

16 Por Jezusi u tha: «Nuk kanë nevojë me ikë. Jepuni ju me hangër».

17 Ata i thanë: «Nuk kemi këtu, veçse pesë bukë e dy peshq».

18 Ai u tha: «M-i sillni mue këtu».

19 Dhe, mbasi i urdhnoi turmat me u shtrue mbi bar, mori pesë bukët e dy peshqit, i solli sytë drejt qiellit, tha bekimin, i theu, ua dha bukët nxanësve e nxanësit turmave.

20 Të gjithë hangrën e u nginë dhe bartën çka teproi prej bukëve të thyeme: dymbëdhjetë shporta plot.

21 Ata që hangrën ishin rreth pesëmijë vetë, përveç grave e fëmijëve.


Jezusi ecën mbi ujë

22 Menjëherë i detyroi nxanësit me hy në lundër e me i parapri matanë, derisa ai të zgjidhte turmat.

23 Kur i zgjidhi turmat, u ngjit në mal, vetëm, me u lutë. Kur ra nata, ndenjti vetëm, aty.

24 Lundra ishte tashma shumë stade nga toka, nën goditjen e dallgëve, se e kishte erën kundër.

25 Në rendin e katërt të rojes së natës, ai erdhi tek ata, tue ecë mbi det.

26 Nxanësit, kur e panë tue ecë mbi det, u trumhasën e thanë: «Asht shajni!». E vikatën nga frika.

27 Por Jezusi u foli menjëherë e u tha: «Guixim! Unë jam. Mos u trembni!».

28 Pjetri, atëherë, i tha: «Zot, nëse ti je, me urdhno me ardhë tek ti përmbi ujna».

29 Ai i tha: «Eja!». Pjetri zbriti nga lundra, eci mbi ujna dhe shkoi te Jezusi.

30 Por, tue pa erën e fortë, u tut dhe, si nisi me u zhytë, vikati e tha: «Zot, më shpëto!».

31 Jezusi shtriu dorën menjëherë, e rroku e tha: «Besimpakët! Pse u mëdyshe?».

32 Kur hipën në lundër, u fashit era.

33 Ata që ishin në lundër ranë përmbys e i thanë: «Njëmend ti je bir i Hyut».


Shërimi në Gjenesaret

34 Kur kaluen në bregun tjetër, dolën në tokë në Gjenesaret.

35 Tue qenë se njerëzit e atij vendi e njohën, çuen fjalë në mbarë atë rrethinë dhe i sollën tanë ata që kishin lëngata.

36 Atëherë i luteshin vetëm me i prekë kindin e zhgunit dhe, ata që e preknin, shëroheshin krejt.

This translation is a copyright of the Interconfessional Bible Society of Albania

Interconfessional Bible Society of Albania
Volg ons:



Advertensies